3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Erdogan apel turqve në Gjermani: Mos votoni për partitë “armiqësore” ndaj Turqisë

Më të lexuarat

“U bëj thirrje turqve në Gjermani që të mos votojnë për CDU-në ose për Partinë e të Gjelbërve, të cilat janë të gjitha armiqësore ndaj Turqisë”, deklaroi kreu i shtetit turk për gazetarët, pas namazit të xhumasë në Stamboll…

Mes një tensioni të vazhdueshëm diplomatik me Gjermaninë, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i bëri apel komunitetit turk në këtë vend që të mos votojë në zgjedhjet e ardhshme për partitë, të cilat kanë një qëndrim armiqësor kundër Turqisë, përfshirë Partinë Demokristiane (CDU) të Kancelares Angela Merkel dhe partnerin e saj të koalicionit, Partinë Socialdemokrate (SPD).

“U bëj thirrje turqve në Gjermani që të mos votojnë për CDU-në ose për Partinë e të Gjelbërve, të cilat janë të gjitha armiqësore ndaj Turqisë”, deklaroi kreu i shtetit turk për gazetarët, pas namazit të xhumasë në Stamboll, duke shtuar se këto parti duhet të marrin një mësim në kutitë e votimit.

Erdogan kritikoi me një gjuhë të ashpër shefen e Berlinit zyrtar, që ka thënë se “Marrëveshja për Unionin Doganor me Turqinë nuk do të azhurnohet”.

“Për çfarë është duke folur Gjermania tani?! SPD-ja dhe CDU-ja kanë hyrë në atmosferën e zgjedhjeve dhe po bëjnë llogari që sa më shumë të sulmojnë Turqinë, aq më shumë vota do të marrin. Unë u them qytetarëve tanë në Gjermani se këto të gjitha janë armiqësore kundrejt Turqisë, prandaj mos i mbështesni kurrsesi SPD-në, CDU-në dhe Partinë e të Gjelbërve. Votoni për ata që nuk ushqejnë armiqësi kundër Turqisë. Kjo është një luftë për nder e të gjithë qytetarëve tanë në Gjermani”, theksoi ai.

Më tej, Erdogan vuri në pah se tensioni në marrëdhëniet dypalëshe buron nga ajo që Gjermani po e përdor çështjen si mjet për politikën e brendshme.

“Turqia s’ka ndonjë përgjegjësi për të ulur tensionin. Nëse kërkohet përgjegjësi në lidhje me këtë çështje, atëherë përgjegjësi kryesor është vetë Gjermania. Fërkimet e deritanishme në politikën e brendshme të saj Gjermania i ka transferuar vazhdimisht në këtë proces me Turqinë, madje duke u përpjekur që të marrë edhe mbështetjen e disa vendeve të tjera të Bashkimit Evropian. Gjermania ka rënë në pozitën e një vendi, i cili nuk vepron në përputhje me legjislacionin e BE-së”, nënvizoi Presidenti Erdogan ndër të tjera.

Rreth një milion qytetarë me origjinë turke kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet legjislative gjermane të shtatorit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit