Presidenti Rexhep Tajip Erdoan u kërkoi sot myslimanëve në mbarë botën për të vizituar dhe mbrojtur Jerusalemin, pas tensionit të përjetuar nga instalimi nga ana e Izraelit të detektorëve metalikë në hyrje të kompleksit të Xhamisë Al-Aksa.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u kërkoi sot myslimanëve në mbarë botën për të vizituar dhe mbrojtur Jerusalemin, pas tensionit të përjetuar nga instalimi nga ana e Izraelit të detektorëve metalikë në hyrje të kompleksit të Xhamisë Al-Aksa.
“Dëshiroj t’i bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve tanë dhe myslimanëve në mbarë botën, që të gjithë ata që kanë mundësi të kryejnë një vizitë në Jerusalem, në Xhaminë Al-Aksa”, deklaroi Erdoan. “Ejani të mbrojmë të gjithë së bashku Jerusalemin”, shtoi ai.
Autoritetet izraelite instaluan detektorë metalikë në hyrje të Mesxhid-i Aksa në fjalë pas tensionit të përjetuar në datën 14 korrik.
Në formë kundërpërgjigje, ky veprim u shoqërua me protesta kundër detektorëve, ku u shënuan konfrontime fizike mes palestinezëve dhe forcave të sigurisë izraelite që rezultuan me vrasjen e pesë palestinezëve, një prej tyre fëmijë 7 vjeç.