Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, vazhdon vizitën në Pakistan.
Në ditën e dytë të vizitës për Kryeministrin Erdoan u organizua ceremoni zyrtare pritjeje dhe sot është duke zhvilluar një program të ngjeshur takimesh e vizitash.
Në fillim Kryeministri Erdoan u takua me homologun pakistanez, Jusuf Riza Gilani.
Pas këtij takimi Kryeministri turk mori pjesë në mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Ndërqeveritar Turqi-Pakistan.
Ndërmjet dy vendeve u nënshkruan edhe shumë marrëveshje bashkëpunimi në fushën ekonomike.
Pas ceremonisë së nënshkrimit Kryeministri Erdoan dhe Gilani organizuan një konferencë të përbashkët shtypi./trt/kohaislame