-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Erdoan: Turqia po bën një luftë të re të pavarësisë

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia vitet e fundit po bën një luftë të re për pavarësi.

Presidenti Erdoan publikoi një mesazh urimi me rastin e ndërrimit të viteve.

Në mesazhin e tij Presidenti turk tha: “Duhet të vendosim drejtë emrin e periudhës në të cilën po kalojmë. Turqia në vitet e fundit po bën një luftë të re të pavarësisë. Uniteti ynë kombëtar, tërësia jonë territoriale, institucionet, ekonomia, politika jonë e jashtme dhe të gjitha elementet që na mbajnë ne në këmbë si shtet përballen me një sulm të madh. Organizatat terroriste janë vetëm pjesa e dukshme dhe mashat që duken në këtë luftë. Në të vërtetë ne jemi në luftë me forcat që qëndrojnë prapa këtyre organizatave”.

“Jo vetëm vendi ynë por i gjithë rajoni dhe e gjithë bota po përjeton shqetësime në kalimin e periudhës së re. Nëse ne e tejkalojmë këtë proces tranzicioni duke mbetur të fuqishëm dhe nëse vazhdojmë pa shkëputje drejt objektivave tona, ne na pret një e ardhme e shkëlqyer. Për këtë arsye jemi të detyruar ti dalim për zot unitetit, bashkimit, vëllazërinë tonë” tha Presidenti Erdoan.

Ai e vazhdoi fjalimin e tij me fjalët: “Pavarësisht të gjitha pengesave që kemi jetuar, me mbështetjen e marrë nga populli ynë, vazhdojmë pa ndërprerje investimet tona, projektet tona gjigande dhe hapat tona drejt zhvillimit të eknomisë. Fakti që ne vazhdojmë të zhvillohemi dhe rritemi ekonomikisht së bashku me problemet që jetojmë, i irriton edhe më shumë qarqet që synojnë vendin tonë. Shpresoj që në vitin 2017 edhe të “thyejmë kokën e terrorit” edhe të arrijmë suksese më të mëdha ekonomike” u shpreh Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit