3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Erdoan: Nëse nuk ekstradoni anëtarët e FETO-s mos prisni bashkëpunim nga ne

Më të lexuarat

Presidenti dhe Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) i bëri thirrje botës për zbatimin e luftës kundër terrorit me konsensus ndërkombëtar.

Presidenti dhe Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan)  i bëri thirrje botës për zbatimin e luftës kundër terrorit me konsensus ndërkombëtar.

Erdoan për herë të parë si kryetar partie, pas një 1 mijë e 44 ditësh mbajti fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë AK.

Në fjalimin e Erdoanit doli në plan të parë lufta kundër organizatës terroriste gyleniste struktura paralele në shtet (FETO/PDY).

Ai kërkoi ekstradimin në Turqi të anëtarëve jashtë shtetit të organizatës FETO me në krye kryetarin e tyre.

“I bëj thirrje botës, nëse ju nuk i qaseni ekstradimit të anëtarëve të FETO-s nesër ju nuk do të merrni nga ne ata që doni. Lufta kundër terrorit nuk është lokale por është një zbatim me konsensus ndërkombëtar. Nëse nuk ekstradoni anëtarët e FETO-s ne do të bëjmë atë që duhet. Shpresojmë që këta persona ti nxjerrim nga nënshtetësia turke” tha Erdoan.

Ai bëri të ditur se Turqia ka ndërmarrë një distancë të rëndësishme në luftën që zbaton ndaj organizatave terroriste dhe shtoi: “Në 2 muajt e fundit ndërkohë që janë neutralizuar 336 terroristë, nga forcat tona të sigurisë ranë 43 dëshmorë. Unë i shpreh mirënjohjen time forcave të sigurisë që ‘i kanë hyrë në palcë’ terroristëve si kurrë më parë, që kanë sekuestruar armët dhe municionet e tyre duke jua bërë atyre rajonin të pamundur”.

Erdoan u shpreh edhe në lidhje me sakrificat e Turqisë në lidhje me të arratisurit nga lufta civile në Siri dhe Irak.

“Me ato që kemi bërë për 3 milionë vëllezër të ardhur nga Siria dhe Iraku i dhamë mësim njerëzimi atyre që kanë qëndruar indiferentë. Me 5,6miliardë dollarë ndihma njerëzore të bëra vitin e kaluar, Turqia i ka dhënë mësim tërë botës” tha Erdoan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit