Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Rusia ka bërë të ditur se në Siri nuk do të zërë vend pranë organizatave terroriste që luftojnë kundër Turqisë.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Rusia ka bërë të ditur se në Siri nuk do të zërë vend pranë organizatave terroriste që luftojnë kundër Turqisë.
Presidenti Erdoan në një vlerësim të bërë për gazetarët pas vizitës në Rusi duke u shprehur për ekzistencën e Rusisë në Siri dhe gjendjen këtej e tutje në fushë, tha: “Duke bërë të ditur se “Nuk zëmë vend pranë organizatave terroriste të armatosura”, Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, në çdo takim shprehet se janë pro tërësisë territoriale të Sirisë” Putin theksoi se janë kundër organizatave terroriste të armatosura dhe veçanërisht kundër atyre që luftojnë kundër Turqisë”.
Presidenti Erdoan tha se mund të bashkë veprojnë me Rusinë në luftën kundër DAESH-it përfshi edhe Rakka-n.
Presidenti turk u shpreh se vazhdojnë bisedat për sistemet e mbrojtjes raketore S-400, që Turqia planifikon të marrë nga Rusia.
Ai bëri të ditur se Rusia ka ulur çmimin e ofruar dhe janë brenda të gjitha përpjekjeve të mundshme për të arritur sa më parë në rezultat.
“Nëse ne nuk e fitojmë këtë mundësi brenda NATO-s atëherë ne jemi të detyruar të shohim interesin tonë” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.