Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia po bën luftën e një pavarësie të re.
“Nëse ne e humbim luftën, loja e Sevrës që dështoi 100 vjet më parë, do të na sillet përsëri përpara” tha Erdoan.
Presidenti Erdoan i bëri thirrje qytetarëve nëpërmjet medias sociale Twitter dhe tërhoqi vëmendjen se sulmet terroriste bëhen për të përplasur popullin me njëri tjetrin.
“Sot Turqia është brenda një përpjekjeje për pavarësi të re. Nëse ne e fitojmë këtë luftë atëherë arrijmë edhe objektivat tona të 2023 (100-vjetori i pavarësisë së Republikës së Turqisë) dhe do ti japim formë vizioneve për vitet 2053 dhe 2071. Nëse humbim loja e Sevres që dështoi 100 vjet më parë, do të na sillet përsëri përpara. Qëllimi i vërtetë i sulmeve ndaj vendit tonë është të prishë ekuilibrin tonë, të nxjerrin ndjenjat përpara mendjes dhe të na përplasin me njëri tjetrin. Të gjithë qytetarët, të gjithë ata që ndjejnë përgjegjësi duhet ti qasen ngjarjeve me këtë ndërgjegjësim; sipas kësaj duhet të përcaktojnë sjelljen, qëndrimin dhe fjalët. Sekreti për të qëndruar në këmbë në këto territore është që të ndërtojmë një atdhe të përbashkët pavarësisht të gjitha dallimeve dhe një ndërgjegje kombëtare. Me lejen e Allahut dhe mbështetjen e popullit tonë, ne zotërojmë fuqinë dhe vendosmërinë për ti bërë ballë sulmeve ndaj vendit tonë” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.