Në dy vitet e fundit ndërmjet Turqisë dhe Katarit janë nënshkruar më shumë se 30 marrëveshje.
Në kryeqytetin e Katarit, Doha, Presidenti Erdoan u prit nga Ministri i Energjetikës dhe Industrisë së Katarit Muhammed al-Sada dhe Ambasadori i Katarit në Ankara Salim Mubarak al-Shafi, Ambasadori i Turqisë në Doha Ahmet Demirok si dhe personeli i ambasadës.
Erdoan takimin e parë e pati me Sheik Hamad bin Halife al-Tani.
Kurse sot Presidenti Erdoan u prit me ceremoni zyrtar nga Emiri i Katarit, Temim bin Hamad al-Tani.
Vizita realizohet menjëherë pas sesionit të dytë të mbledhjes së Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar, organizuar dhjetorin e kaluar në Trabzon të Turqisë.
Kurse mbledhjen e parë ky komitet e kishte mbajtur në dhjetor të 2015-s në Doha të Katarit.
Pas përfundimit të takimit kokë më kokë u kalua në takime mes delegacioneve.
Në dy vitet e fundit ndërmjet Turqisë dhe Katarit janë nënshkruar më shumë se 30 marrëveshje.
Në këtë vizitë në plan të parë dolën kapituj strategjik si bashkëpunimi veçanërisht në fushën e ushtrisë, industrisë së mbrojtjes dhe rritja e investimeve.
Gjithashtu edhe çështjet rajonale me në krye Sirinë dhe Irakun zunë një vend të rëndësishëm në agjendën e bisedimeve.
Vizita përfundoi me drekën e shtruar nga Emiri i Katarit, Temim bin Hamad al-Tani në nder të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan.
Presidenti Erdoan pas takimeve të rëndësishme u largua nga Katari.