10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Erdoan: Haremi Sherifi është krenaria, nderi dhe vendi i shenjtë i botës islame

Më të lexuarat

Presidenti Erdogan para nisjes për vizitë në vendet e Gjirit bëri deklarata të rëndësishme në aeroportin Ataturk në Stamboll.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Haremi Sherifi në Jerusalem është krenaria, nderi dhe vendi i shenjtë i botës islame.

Para nisjes së tij për vizitë në qytetin Xhide të Arabisë Saudite në kuadër të turneut të vizitave dyditore në vendet e Gjirit që do të përfshijë Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Katarin, Presidenti Erdogan bëri deklarata të rëndësishme në aeroportin Ataturk të Stambollit.

Duke reaguar ndaj kufizimeve të Izraelit të vendosura ndaj Mesxhid-i Aksasë në Jerusalem, Presidenti Erdogan tha se nuk mund të pritet që myslimanët të qëndroj e heshtur përballë ofendimit të nderit të tyre.

Ai bëri të ditur se Turqia bëri përpjekje intensive që tensionimi që jetohet në Jerusalem të marr fund sa më parë, ndërsa u bëri thirrje Izraelit që ti përmbahet dispozitave dhe ligjit.

Presidenti Erdogan theksoi se zgjatja e krizës nuk do të jetë në dobi të askujt, ndërsa shtoi se krahas vendeve të rajonit edhe aktorët tjerë duhet të japin përkrahjen e fortë për zgjidhjen e këtij problemi.

Erdogan preku edhe në tensionimin në rritje ditëve të fundit mes Turqisë dhe Gjermanisë.

“Turqia do të bëjë atë që është e nevojshme kundër atyre që janë agjentë dhe provokues, madje që këtë mundohen ta bëjnë duke përdorur shërbimet diplomatike”, deklaroi Erdogan.

Ai rikujtoi se ata, të cilët marrin pjesë në akte të terrorit në Turqi, merren nën mbrojtje në Gjermani dhe se ky vend nuk bëri atë që është e nevojshme, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Në qoftë se ju strehoni ata të cilët janë gjykuar dhe shpallur fajtor në Turqi dhe i shpërbleni atje, atëherë edhe këndvështrimi ynë ndaj jush nuk do të jetë i mirë. Shumica e personave anëtarë të organizatës terroriste gyleniste FETO, tani shëtisin lirshëm në Gjermani. Krahas marrëveshjes mes dy vendeve për ekstradimin e kriminelëve, këta nuk ekstradohen. Ne i kemi dorëzuar Gjermanisë 4 mijë e 500 dosje në lidhje me organizatën separatiste terroriste PKK”.

Erdogan tha se ndaj kompanie gjermane në Turqi nuk është duke u zhvilluar asnjë hetim, ndërsa bëri të ditur se hetimet janë duke zhvilluar ndaj kompanive turke jashtë vendit që kanë lidhje me organizatën terroriste FETO.

Kreu i shtetit turk preku edhe në përkrahjen që vendet perëndimore japin PYD/YPG-së, fraksionit të armatosur të PKK-së në Siri, ndërsa shtoi se organizatat terroriste ndryshojnë emrat për të fshehur veten.

“Ne dimë shumë mirë se kush çfarë është. Edhe nëse ndryshojnë emrat nuk ndryshon asgjë”, deklaroi Erdogan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit