Presidenti Erdoan mori pjesë në mbledhjen e Kuvendit Konsultor të Rrethit të Erzurumit, të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), të cilën ai e drejton.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Administrata Rajonale Kurde e Irakut (KRG) do ta paguajë për mbajtjen e referendumit të jashtëligjshëm të pavarësisë më 25 shtator, pavarësisht paralajmërimeve të Turqisë.
Presidenti Erdoan mori pjesë në mbledhjen e Kuvendit Konsultor të Rrethit të Erzurumit, të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), të cilën ai e drejton.
Gjatë fjalimit ai ndali edhe tek referendumi i jashtëligjshëm i Administratës Rajonale Kurde të Irakut dhe tha se disa fuqi janë duke bërë çdo lloj loje për të copëtuar Irakun dhe Sirinë.
“Pavarësia është diçka tjetër, qenia lodër e shtypësve është diçka tjetër” tha Erdoan.
Ai tha gjithashtu se në rajon po luhen lojëra dhe shtoi: “Në veri të Irakut nuk po themelohet një shtet i pavarur. Madje po ndodh e kundërta, aty po hapet një plagë që do të ngacmohet me kënaqësi nga disa, një plagë që do të rrjedh gjak vazhdimisht”.
Ai nënvizoi gjithashtu se harta e vizatuar me kokën e vet sipas qejfit nga Administrata Rajonale Kurde e Irakut kalon nga shumë vendbanime që janë ose të arabëve ose të turkmenëve ose të grupeve të tjera.
“Sot ne vendet fqinje, Irani, udhëheqja qendore (Irak) dhe pala siriane,në kontakt me të gjitha, bëmë të ditur se jemi gati ndaj zhvillimeve negative aty. Ne nuk do të lejojmë këto zhvillime në shumë vendbanime në hartë të vizatuara me kokën e udhëheqjes së veriut të Irakut. Ne nuk mund të pranojmë një referendum të bërë në një klimë ku janë djegur tapitë dhe dokumentet e popullsisë, ku është bërë presion ndaj atyre që nuk janë prej tyre (strukturat e tjera etnike), është ushtruar dhunë dhe janë përdorë rrugë të jashtëligjshme duke i detyruar të emigrojnë” tha presidenti Erdoan.