1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

ERDOAN: Aeroplani është qëlluar pa u paralajmëruar se ka shkelur hapësirën ajrore siriane.

Më të lexuarat

Erdoan bëri deklarata të rëndësishme lidhur me rendin e ditës në mbledhjen e kryetarëve të degëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).

“Avioni RF-4E është goditur nga pala siriane në hapësirën ajrore ndërkombëtare të Detit Mesdhe, 1 milje larg ujërave territoriale të Sirisë, pra 13 milje larg brigjeve të Sirisë. Pasi është qëlluar, aeroplani ynë ka humbur shpejtësi dhe lartësi, ka dalë nga kontrolli, ka devijuar brenda ujërave territoriale siriane dhe është rrëzuar në 8,5 milje largësi nga brigjet e Sirisë. Këtë e përcaktuam edhe pasi gjetëm rrënojat e avionit”, tha shefi i qeverisë së Ankarasë.

Në fund Kryeministri Erdoan sqaroi se arma, me të cilën është qëlluar avioni turk, pra në se ai është goditur me kundërajror apo me raketë, do të dalë në dritë më qartë pasi të nxirren nga fundi i detit të gjitha pjesët e aeroplanit dhe të bëhen ekspertizat e nevojshme./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit