14.7 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

EPOKA E LIDHJEVE PARASOCIALE!

Më të lexuarat

EPOKA E LIDHJEVE PARASOCIALE!

Kohët e fundit e menojsha qysh gjeneratat tona t’90’ave e kena nxon hapin e kilikerave, e lojrave nëpër mahallë n’përgjithësi, pa pasë nevojë me shti dorën n’xhep për me kqyr a t’ka ardhë naj notification. Jo që diçka, ama s’kena pas teknologji, bile as Nokia 3310.
E si t’tillë i kena përjetu kënaqësitë e fëmijërisë, çdo sen e kena vlersu dhe çkado që ka ardhë e re na osht dok interesant.
Masnej tu u rritë, tu u zhvillu teknologjia, dolën smartphone-at, i çelëm rrjetet e para sociale, e çdoherë tu u bo upgrade. Por, senet nuk jena tu i vlerësu qysh i kena vlerësu përpara, bile shpeshherë n’bisedat tona me mallëngjim e nostalgji i kujtojna kohërat e vjetra.
Sikurse njëfar forme s’po kena çka me u bo upgrade ma shumë.
Lidhjet tona shoqnore pa teknologji jon kon ma t’sinqerta, nëse dikush ka dashtë me t’taku, t’ka ardhë te shpia t’ka thirrë, keni dal me pi kafe, apet, pa pasë nevojë me shti dorën n’xhep e me i kqyr notifications. Nejse, u zgjatë pak, ku po du me dalë?

I tutna gjeneratave dhe tutna për gjeneratat e post-smartphone, për lidhjet e tyre dhe varësinë prej teknologjisë, po hala ma e frikshme m’doket lidhja parasociale me influencerat e caktuem ose të ashtuquajturit “celebrity” (se shqipja shumë e ngurtë po duhet me përkthy -personazh i famshëm-).

Për ata që nuk e dijnë, nji lidhje parasociale o’ lidhje e njëanshme ku 1 individ imagjinon lidhje personale me dikon që o’ i famshëm. Kur thom e njëanshme i bjen ai që e ndjekë kit personalitet n’rrjetet sociale, zhvillon ndjenja me imagjinata me to, pa e taku nashta kurrë.
Impakti o ekstrem i madh, edhe negativ, ma shumë se ai pozitiv.
Zakonisht kjo lidhje bazë e ka emocionin, ma shumë se logjikën.

Shkaqet pse bohet kjo lidhje mujn me qenë t’ndryshme, po prej shkaqeve, e kisha potencu njo: -përpjekja e një t’riu që me u largu prej realitetit që atë e rrethon. Vetmia edhe izolimi e bon ata që me pasë kësi lidhje t’rrejshme imagjinare.

M’pëlqej nji thanie e një psikoterapeute e cila kishte thanë:

“Përdorimi i një figure publike si një mënyrë për të gjetur intimitet [nuk i lejon] njerëzit të shijojnë përfitimet shëruese të marrëdhënieve të vërteta,”

Tani çuditemi pse një i ri o’ indeferent ndaj realitetit që e rrethon.
Tani çuditemi pse një i ri thotë: jom n’depresion!

nga Skerd Surkishi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit