3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Epidemia” e vdekjeve të vetmuara në vendin e plakur

Më të lexuarat

Mbi 40 mijë shpirtdhënie pa njeri te koka në gjashtë muaj

Gati 40,000 njerëz vdiqën në vetmi në shtëpitë e tyre në Japoni në gjysmën e parë të vitit 2024, sipas një raporti të policisë.

Japonia ka aktualisht popullsinë më të vjetër në botë, sipas Kombeve të Bashkuara, një problem që do të rritet në të ardhmen pasi gjithnjë e më shumë të moshuar jetojnë dhe vdesin vetëm.

Statistikat tregojnë se në gjysmën e parë të vitit 2024 gjithsej 37,227 persona që jetonin vetëm u gjetën të vdekur në shtëpitë e tyre. Njerëzit mbi 65 vjeç përbënin mbi 70% të totalit.

Një aspekt edhe më tragjik është se rreth 10%, ose pothuajse 4000 njerëz, u zbuluan më shumë se një muaj pas vdekjes së tyre, ndërsa 130 kishin vdekur një vit përpara se të gjendeshin. Rreth 40% e njerëzve që vdiqën vetëm në shtëpi u gjetën brenda një dite.

Autoritetet japoneze vlerësojnë se deri në vitin 2050, numri i qytetarëve të moshës 65 vjeç e lart që jetojnë vetëm pritet të arrijë në 10.8 milionë, ndërsa numri i familjeve me një person vlerësohet të arrijë në 23.3 milionë.

Në prill, siç theksohet nga BBC, qeveria japoneze prezantoi një projekt-ligj për të trajtuar problemin e vetmisë dhe izolimit me të cilin vendi është përballur për dekada të tëra, i cili është pjesërisht për shkak të plakjes së popullsisë së vendit.

Vitin e kaluar, kryeministri Kishida tha se vendi i tij ishte në prag të paaftësisë për të funksionuar si shoqëri për shkak të rënies së lindjeve. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit