0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Entuziazmi i Borrell-it për një dakortësi Kurti-Vuçiç

Më të lexuarat

Arritja e fundit e Dialogurt në takimin e radhës në Bruksel

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha të marten se Bashkimi Evropian mirëpret pranimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur nga Beogradi dhe Prishtina dhe shtoi se pret që palët të arrijnë përparim të prekshëm në përfundimin e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur dhe përmbushjes së detyrimit ndaj familjeve.

“Zgjidhja e çështjes së personave të zhdukur nuk është vetëm një detyrim humanitar. Është gjithashtu një faktor kyç për pajtimin dhe besimin mes njerëzve. Është bërë urgjente të sigurohet që procesi i identifikimit të vendeve të varrimit të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kujtimet zbehen dhe individët, vendet dhe ngjarjet janë më të vështira për t’u hetuar”, ka theksuar Borrell.

Ai vlerësoi se presidenti serb Aleksandar Vuçicc dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot “konfirmuan rëndësinë e zgjidhjes së fatit të personave të mbetur të zhdukur, në mënyrë që t’i jepet fund vuajtjeve të të dashurve të tyre dhe të inkurajohet pajtimi dhe paqja e përhershme”.

“Të dyja palët e njohën çështjen e personave të zhdukur si një çështje humanitare dhe theksuan nevojën urgjente për përpjekje shtesë të përbashkëta për të lehtësuar situatën e familjeve të prekura dhe të komunitetit më të gjerë. Ata vlerësuan punën e rëndësishme të bërë nga Grupi i Punës për Personat e Zhdukur, i kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, si shenjë e vendosmërisë së tyre të përbashkët për të siguruar zbatimin e plotë të detyrimeve të tyre në fushën e personave të zhdukur, duke miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur“, tha Borrell në një deklaratë.

Beogradi dhe Prishtina u zotuan gjithashtu të bien dakord për detajet operacionale në takimin e ardhshëm në nivelin e kryenegociatorëve, shtoi ai.

Borrell tha gjithashtu se komiteti i përbashkët monitorues, i kryesuar nga BE-ja, do të monitorojë zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe aneksit të saj për zbatimin dhe rregullisht do të shqyrtojë progresin e arritur.

Nga 6065 raste të zhdukjeve në periudhën nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000, 1621 kanë mbetur të pazgjidhura.

“Më shumë se njëzet vjet më vonë, familjet e tyre vazhdojnë të jetojnë në pikëllim, duke mos ditur se ku janë të dashurit e tyre. Familjet kanë të drejtë të dinë fatin e të afërmve të tyre, ashtu si shoqëria në tërësi”, tha Josep Borrell. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit