0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Enis Bardhi vazhdon me gola të bukura, shënon përsëri nga gjuajtja e lirë

Më të lexuarat

Talenti me prejardhje shqiptare, Enis Bardhi po vazhdon shkëlqimin e tij me Levanten në kampionatin spanjoll, La Liga.

Enis Bardhi ka vazhduar me gola dhe atë të bukura nga gjujtja e lirë me Levante në La Liga.

Pas dy supergolave nga gjuajtja e lirë para dy javësh ndaj Athletic Bilbaos, Bardhi ka gjetur edhe një në ndeshjen e së hënës mbrëma ndaj Leganes.

Reprezentuesi i Maqedonisë ka shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 59-të të ndeshjes.

Ky gol i Bardhit erdhi nga rreth 20 metra dhe ishte i epërsisë 2-0.

Në fund skuadra e tij fitoi në udhëtim me rezultat të thellë 0-3.

Ndryshe, ky është goli i shtatë nga Bardhi në sezonin e tij të parë si futbollist në La Liga, teksa ka edhe një asistim.

Në anën tjetër, ky ishte goli i pestë nga gjuajtja e lirë në këtë sezon dhe vetëm Messi ka më shumë me gjashtë të tillë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit