3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Enciklopedizmi i shkenctarëve musliman

Më të lexuarat

Shkenctarët muslimanë, ata që ngritën civilizimin islam në formë të veçantë kishin një veçori, e kjo veçori është enciklopedizmi. Ata nuk ishin specialist vetëm në një art dhe shkencë ose në ndonjë degë të shkencës, por ishin enciklopedi që i dinin shumicën e gjërave në të cilat kishte arritur shkenca në kohën e tyre.

Xhorxh Sartoni në librin e tij “Hyrje në historinë e shkencës” kur arriti në shekullin e shtatë dhe të tetë solar nuk u besonte materialeve që ia ofronin asistentët e tij, por u detyrua që ta mësojë vet gjuhën arabe dhe pas studimit të civilizimit musliman arriti në përfundim që shekujt që vijonin, prej shekullit të tetë deri te shekulli i trembëdhjetë, ti emërton me emrat e shkenctarëve më të dalluar musliman. Gjysmës së dytë të shekullit të tetë i dha emrin: shekulli i Xhabir Ibën Hajanit, gjysmës së parë të shekullit të nëntë i dha emrin: shekulli i Havarizmit, gjysmës të dytë të shekullit të nëntë i dha emrin: shekulli i Raziut, gjysmës së parë të shekullit të dhejtë i dha emrin: shekulli i Mesudiut, gjysmës së dytë të shekullit të dhjetë i dha emrin: shekulli i Xhuzxhaniut, pjesës së parë të shekullit të njëmbëdhjetë i dha emrin: shekulli i Biruniut, gjysmës së dytë të shekullit të njëmbëdhjetë i dha emrin: shekulli i Hajamit, gjysmës së parë të shekullit të dymbëdhjetë i dha emrin: shekulli i Ibën Zehr El-Andalusiut, gjysmës së dytë të shekullit të dymbëdhjetë i dha emrin: shekulli i Ibën Ruzhdit, gjysmës së parë të shekullit të trembëdhjetë i dha emrin: shekulli i përkthimit nga arabishtja në gjuhët europiane.

Vlera e shkencës në Kur’an

Shkenctarët musliman kanë bërë një analizë statistikore në suret dhe ajetet e Kur’anit që flasin për shkencën dhe njohuritë dhe kanë konkluduar se:

804 ajete kanë brenda tyre lëndën: dije;

52 ajete lëndën: lajm;

20 ajete lëndën: lexim;

80 ajete lëndën: informatë;

49 ajete lëndën: mendje;

20 ajete lëndën: kuptim;

18 ajete lëndën: mendim.

Tërësisht këto janë 1093 ajete, kurse Kur’ani tërësisht ka 6232 ajete, që domethënë se një e gjashta e ajeteve të Kur’anit flet për shkencën, e lavdëron, stimulon dhe nxitë për te.

Mirëpo kur lexon njeriu fjalën e All-llahut:

{وَقُلْ رَبِّ زِدْنِي عِلْماً (114)}

“…Zoti im, më shto dituri!”. (Taha: 114).

{ إِنَّمَا يَخْشَى اللَّهَ مِنْ عِبَادِهِ الْعُلَمَاءُ }

“…Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët,…”. (Fatir: 28).

{ شَهِدَ اللَّهُ أَنَّهُ لا إِلَهَ إِلاَّ هُوَ وَالْمَلائِكَةُ وَأُوْلُوا الْعِلْمِ قَائِماً بِالْقِسْطِ لا إِلَهَ إِلاَّ هُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ (18) }

“All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit”. (Ali Imran: 18).

Kjo pa dyshim se na trishton dhe frikëson në të njejtën kohë.

Nga kjo pikënisje dolën në shesh dijetarët enciklopedistë të cilët e mësuan botën.

Në kohën e Faraonëve shkenctarët arritën në shumë fshehtësi të dijes dhe i mësuan shumë dije të reja, mirëpo nuk arriten të kenë llojllojshmërinë dhe enciklopedizmin që e kanë arritur muslimanët.

Në civilizimin grek shkenctarët e tyre nuk kanë arritur numrin, cilësinë dhe llojllojshmërinë siç ka qenë rasti me civilizimin islam.

Ne habitemi kur dëgjojmë emrat e shkenctarëve siç është Ibën Semili, Ibën Kelbiu, Ebu Ubejde, Esmeiu, Hejthem ibën Adiu, Medainiu, shkenctarë që kanë jetuar në shekullin e dytë sipas hixhretit dhe secili prej tyre ka lënë mes dy qind dhe tre qind librave.

Gjuha arabe dhe shkencat islame

Në fillim shkenca kishte kuptimin e studimeve islame, sepse të gjithë shkenctarët pa përjashtim mirreshin me shkencë nga dimenzioni fetar, andaj arsimimi i tyre ishte islamik dhe bazohej në gjuhën arabe dhe sheriatin.

Të gjithë shkenctarët musliman, ata që vazhduan në lëmitë fetare ose lëmitë ekzakte që dolën prej tyre filluan shkencën me mësimin e fesë islame dhe duke i dhënë rëndësi të madhe gjuhës arabe, e cila ishte çelësi i shkencave islame.

Biruni nuk ishte arab, Ibën Xhiniu, nuk ishte arab, por ishte grek, ibën Tufejli dhe Xhahidhi nuk ishin arab, mirëpo e kishin mësuar gjuhën arabe dhe ishin bërë mësues të saj, sepse ishte gjuhë e shkencës dhe zhvillimit.

Ibën Kelbiu shkroi në nëntë shkenca dhe në çdo shkencë nga dhjetra libra. Ka shkruar për ëndërrat, vlerat, ekzistencat, histori, gjeografi, poezi, gjenealogji, histori të injorancës, histori islame, etj.

Kjo aftësi është e jashtëzakonshme dhe jo e thjeshtë. Ajo që të mahnit më së shumti është fakti se ka arritur kulmin në çdo shkencë dhe shkrimet dhe librat në këto shkenca janë të dalluara dhe nuk janë vetëm nxierje të letrave, por janë përplot me dije, kuptim, precizitet dhe perceptim.

Disa shembuj nga enciklopedizmi i shkenctarëve muslimanë

Prej shkenctarëve të njohur dhe të dalluar të muslimanëve është edhe Taberiu. Ky ishte i dalluar në tefsir, komentin e Kur’anit, në këtë lëmi është shtylla e mufesirëve, komentatorëve të Kur’anit, kur shkruan në këtë shkencë, aq mirë shkruan sa që duket se ai vetëm këtë shkencë e zotëron. Mirëpo ai që lexon librin e tij në histori e sheh se historia islame nuk mund të kuptohet pa leximin e këtij libri. Aq mirë e ka shkruajtur këtë libër sa që thua se nuk ka shkruajtur ky njeri në asnjë shkencë përpos kësaj shkence. Nëse shfletojmë në fikh, do të vërejmë se Taberiu ishte imam në fikh dhe kishte medhheb të vetin. I këtillë ka qenë edhe në kiraete, lexime të ndryshme të Kur’anit, në akide, lëndën e besimit, në hadith, Usul, sire, kada, gjyqësi, moral, ëndëra, poezi, etj.

Nëse i hedhim sy Imam Ebu Hanifes, rahimehull-llah, do ta gjejmë njeri i cili ka arritur kulmin në shumë shkenca, si në fikh, usuli fikh, tevhid, etj. ai poashtu dallohej edhe në shkencën e etikës, ekonomisë, shitblerjes, etj. trashëgëmia shkencore e këtij Imami është aq e madhe sa që me trashëgimin e tij shkencore veprojnë me miliona njerëz dhe gjykojnë me te gjykatës dhe gjykata. Krejt kjo tregon gjenialitetin e këtij shkenctari enciklopedik, i cili ka përmbledhur disa shkenca dhe në të gjithat ka arritur kulmin e tyre.

Imam Shafiu ishte argument në gjuhën arabe, ishte poet pa rival, andaj edhe ka thënë një herë: po mos t’ishte fikhu do të bëhesha më poet se Lebidi (Lebidi ka qenë poet i njohur, të cilin edhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ka përmendur në hadithet e tija). Kurse ai ishte më poet se Lebidi edhe pse mirrej kryesisht me fikh. Ai krahas gjuhës dhe fikhut ishte i dalluar në Usuli Fikh, ai edhe konsiderohet i pari i cili i ka vënduar rregullat e usuli fikhut në librin e tij “Er-Risale”. ثshtë argument në shkencën e akides dhe tevhidit, argument në historinë e arabëve, historinë islame, dhe njohës i mirë i fiziognomisë.

Bakilaniu është i njohur me librin e tij mbi mrekullinë e Kur’anit, por është shkenctar edhe në Tefsir, Fikh, Usuli Fikh, gjenezën e fjalëve, shtresat e njerëzve, njohjen e feve, frakcioneve islame, moral, histori, letërsi, kritikë, etj. Bakilaniu ka lënë pesëdhjetë e pesë libra dhe secili libër konsiderohet bazë në lëminë e vet. Ai njihet edhe me debatet, ligjëratat dhe polemikat me priftërinjtë.

Një ditë ishte i ulur me një prift. E pyeti: si je dhe si e ke familjen dhe fëmijët. U nervozua prifti nga kjo pyetje duke i thënë: si ka mundësi të më pyesish si i ke fëmijët? A nuk dinë se priftërinjtë nuk kanë fëmijë. Bakilaniu ia ktheu shpejt si rrufe: distacoheni ju vet nga fëmijët, kurse ia mveshni këtë gjë Zotit?!

Prej shkenctarëve enciklopedistë është edhe Ebul-Hasen Maverdiu. E ka marrë këtë emër sepse kishte një duqan që shiste në te lëng trandafili, që në arabisht i thuet mau verd, e shkurtimisht i thuhet maverdi. Të këtillë kanë qenë shumica e shkenctarëve musliman, ata nuk kanë qenë nëpunësa, por kanë fituar me dorën e vet, sepse nëse një dijetar punon si nëpunës e shemb me këtë një shtyllë prej shtyllave të dijes së tij. Maverdiu ka shkruajtur aq shumë libra sa nuk i dihet numri. Maverdiu ka shkruajtur librin “Ahkamu Sultanije”, “Muftehar Ulumul-Kuran”, Emthalul-Kuran”, “Et-Tefsirul-Kebir lil-Kuranil-Kerim”, “El-Havi fi fikhush-Shafi” dhe shumë libra në politikë sikurse është libri “Ahlakul-Meliki”, (“Morali i mbretit”), “Politika e Mbretit”, “Këshillë Mbretërve”, “Edukata e dynjasë dhe fesë”, etj.

Zbulime dhe inovacione të muslimanëve

Dëshirojmë ti regjistrojmë disa zbulime dhe inovacione që kanë origjinë islame që ta dije populli ynë këtë gjë, pasi që ka të atillë që synojnë ti fshehin këto fakte.

Shkrimtari britanez Paul Vallely bëri një listë të njëzet zbulimeve më me ndikim të muslimanëve dhe i paraqiti në ekspozen e tij të fundit.

1- Kafeja fillimisht është zbuluar nga arabët në Etiopi, kurse të parët që e kanë përdorur dhe është dokumentuar kjo janë jemenasit. Në fundin e shekullit të pesëmbëdhjetë kafeja arrin në Mekë dhe Turqi, kurse në vitin 1645 me eksportimin e kafes në Venedik ajo prezentohet në mënyrë solemne para publikut europjan. Emri arab kahva shkrihet në atë turke kave që më vonë të mer emin italian caffe ose anglisht coffee.

2- Grekët e vjetër mendonin se sytë tanë lëshojnë reze, diçka sikur laseri dhe se në atë mënyrë ne shohim. Në shekullin e dhjetë matematicienti musliman Ibën Hejthemi zbulon se në realitet drita depërton në syrin tonë dhe se nuk del dritë prej syve tanë. Andaj ai e zbuloi fotoaparatin e parë me leqe pasiqë vërejti se drita hyn nëpërmjet kanateve të mbyllura. Aq sa më e vogël është vrima aq më e mirë është fotografia. Ky shkenctar pas disa orvatjeve e prodhon camera oscura.

Hejthemiu është meritor edhe për kalimin e fizikës nga aktiviteti filozofik në aktivitet eksperimental.

3- Shumë shekuj para vëllezërve Rajt, poeti dhe ingjinieri Abas ibën Firnasi ka patur disa orvatje për prodhim të një maqine fluturuese. Në vitin 852 ai e bën provën e parë nga minareja e xhamisë së madhe në Kordobë, mirëpo nuk korrë sukses. Në vitin 875, pasi që kishte mbushur 70 vjet e bën edhe provën e fundit, mirëpo tani me maqinë të sofistikuar dhe të përbërë nga mëndafshi dhe pendla të shqiponjës. Në këtë tentim ai fluturon dhjetë minuta para se të rëzohet. Për nder të tij aeroporti i Bagdadit dhe një krater në Hënë e mbajnë emrin e tij.

4- Larja dhe pastrimi është detyrë fetare te muslimanët, andaj ata me kalimin e kohës e kanë përsosur prodhimin e sapunit. Edhe pse egjyptianët dhe romakët kanë përdorur një lloj sapuni, mirëpo sapuni që ka formën e sodit është prodhim i arabëve. Këta janë të parët që kanë kombinuar yndyrat bimore, natrium hidroksidin dhe yndyrat me aromë. Njëra prej gjërave më karekteristike me të cilat i kanë dalluar muslimanët kryqtarët ka qenë era e keqe e tyre. Këta janë edhe shpikësit e shamponit, i cili është bartur në Europë në vitin 1759 prej tregtarëve muslimanë.

5- Procesi i ndarjes së lëngjeve sipas pikës së vlimit të tyre është zbuluar në vitin 800 nga shkenctari i madh musliman Xhabir ibën Hajan. Ky ka bërë trasnformimin e alkemisë në kimi, ka zbuluar shumë procese dhe maqina që shfrytëzohen edhe sot: kristalizimin, destilimin, purifikimin, oksidimin, avullimin dhe filtrimin. Ai ka zbuluar acidin e sulfurit dhe azotit. Ai është inovatori i destiluesit me ç’rast botës i jep parfymet e para. Si babë i kimisë moderne ai është përpjekur për eksperimentim sistematik.

6- Leva. Shufër e fortë dhe e gjatë, që shërben për të ngritur më lehtë a për të lëvizur trupa të rëndë. Maqinë e cila lëvizjen qarkore e shndërron në lëvizje lineare. Kjo maqinë është pjesa qendrore te shumica e maqinerisë moderne në botë. Ky inovacion është vepër e ingjinierit brilant musliman Xhezeriut. Libri i tij i botuar në vitin 1206, të cilin e ka shkruar për njëzet e pesë vjet studimesh dhe hulumtimesh, me titull “Bashkimi mes dijes dhe veprës së mirë në prodhimin e mekanikës” konsiderohet prej librave më të shkëlqyer që janë botuar në mesjetë mbi maqinat mekanike dhe hidraulike. Kopje të këtij librit gjinden në muzeun ” Top Kapi” në Stamboll, “Muzeun e arteve të bukura” në Boston, në “Luvër” në Francë dhe “Bibliotekën e Oksfordit”.

Ky libër është bërë shumë i njohur në perëndim dhe janë përkthyer disa pjesë të tij në gjuhën gjermane nga Wiedmani dhe Hawser në çerekun e parë të shekullit njëzet, kurse në anglisht e ka përkthyer Donald Hill, ekspert i historisë së teknologjisë arabe. Instituti i trashëgimisë shkencore arabe në Halep të Sirisë e ka ribotuar këtë libër të vjetër në vitin 1979.

Prej pesëdhjet zbulimeve të tija është edhe brava e shifruar.

7- Shumica e instrumenteve kirurgjike e kanë të njëjtin dizajn sikur ato të prodhuara në shekullin e dhjetë nga kirurgu musliman El-Zahravi. Ai ka zbuluar se zorët e disa kafshëve pas një kohe vet kalben, andaj edhe mund të shfrytëzohen për qepjen e pacientit të operuar.

Sistemi i qarkullimit të gjakut është zbuluar nga Ibën Nefisi, 300 vjet para se ta përvehtëson këtë teori Wilijam Harvi dhe sot mbarë bota ia mvesh atij e jo Ibën Nefisit. Anestezionin e ka zbuluar Ibën Sina. Kurse mjekët muslimanë e kanë zbuluar edhe injekcionin bosh brenda për menjanimin e kataraktës, e cila edhe sot e kësaj dite përdoret.

8- Vakcinat janë edhe një zbulim shkencor në medicinë. Ato në Europë vijnë në vitin 1724 nëpërmjet gruas së ambasadorit britanez në Stamboll. 50 vjet para se të fillon perendimi të flet për mbrojtje, fëmijët në Turqi kanë fituar vakcina për fruthin.

Zbulimi dhe zhvillimi i prodhimit të letrës, gjilpërën magnetike, busulën, barutin, naftën, teorinë e formulimit të gjallëresave, teorinë e gjeneve, tërë këto dhe shumë zbulime tjera janë islame dhe pse u atribohen shkenctarëve europjan.

Kjo dhënie vazhdon edhe sot. Pesëdhjet përqind e mjekëve që janë shpërngul në perendim, Europë, Amerikë dhe Australi janë muslimanë. 23% të ingjinierëve që kanë emigruar në perëndim janë muslimanë. 15% prej fizikantëve që kanë emigruar në perendim janë muslimanë.

Sipas një statistike të një raporti shkencor egjyptian thuhet se për gjashtë vite kanë shkuar vetëm në Amerikë një mijë e pesëqind doktor shkence, prej tyre janë kthyer vetëm dy qind, kurse një mijë e treqind kanë mbetur atje.

Përgatitur nga: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit