27 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Emri i madh i Allahut

Më të lexuarat

Me Allahun kur zemra është e thyer,

Me Allahun kur loti del.

Me Allahun në mëngjesin kur shndrit,

Me Allahun në mbrëmje kur hëna bënë dritë.

Me Allahun kur plaga është rritur.

Me Allahun kur ashti është thyer.

Me Allahun, çdo herë me Allahun.

Allahu i Lartësuar i njohu krijesat e veta me vetveten me emrat e Tij të bukur dhe me cilësitë e Tij të larta.

A ka Allahu emër të veçantë që mund të cilësohet se vërtetë Ai ka emër të madh? Njerëzit a e dinë këtë apo nuk e dinë?

Atëherë, nga Burejdete bin el-Husejb r.a., Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem e dëgjoi një njeri duke u lutur:

“ALLAHUME IN-NI ESELUKE BI EN-NI ESHHEDU EN-NEKE ENTALLAH, LA I LAHE IL-LA ENTE, EL EHADU ES-SAMEDU, EL-LEDHI LEM JELID VE LEM JULED, VE LEM JEKUN LEHU KUFUVEN EHD.”

“O Allah të lutem Ty vërtetë unë dëshmoj se Ti je Allahu e nuk ka të adhuruar tjetër veç Teje, Je i Vetmi, Absolut që çdo gjë të përgjërohet, nuk lind e as nuk je i lindur dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë. I Dërguari i Allahut tha: “Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, ju ka lutur Allahut me emrin e Tij të madh, që kur lutet me atë i përgjigjet dhe kur të kërkoj i jepet.” (Shënon Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu; Albani vlerëson hadithin; sahihë.)

Ky është argumenti për ekzistimin e emrit të madh të Allahut të Lartësuar. Në lutje kemi disa emra të Allahut dhe në këtë grumbull të emrave të Tij është emri i madhe i Allahut:

“ALLAHUME IN-NI ESELUKE BI EN-NI ESHHEDU EN-NEKE ENTALLAH, LA I LAHE IL-LA ENTE, EL EHADU ES-SAMEDU, EL-LEDHI LEM JELID VE LEM JULED, VE LEM JEKUN LEHU KUFUVEN EHD”

Hadithi tjetër, nga Enesi r.a. thotë: ishim ulur me të Dërguarin e Allahut, një njeri falej dhe më pas u lut duke thënë:

“ALLAHUME IN-NI ESELUKE BI EN-N ELEKEL HAMD, LA ILAHE IL-LA ENTE, EL-MEN-NANU, JA BEDIAS-SEMAVATI VEL ERD, JA DHEL XHELALI VEL IKRAM, JA HAJ-JU JA KAJ-JUMU.”

“Allahu im! Të lutem se vërtetë Ty të takon lavd-falënderimi, nuk ka të adhuruar përveç Teje, Bujar i madh, Shpikës nga asgjëje i qiejve dhe Tokës, o vetëm Ty të takon madhështia dhe nderi, o i Gjallë, o i Përjetshëm. I Dërguari i Allahut tha: “Vetëm se ju ka lutur Allahut me emrin e Tij të madh, që kur lutet me atë i përgjigjet dhe kur të kërkon i jepet.” (Shënon Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibni Maxhe; Albani e vlerëson: sahihë)

Po edhe ky hadith tregon për emrin e madh të Allahut të Lartësuar.

Ndërsa ajo që duhet ta themi është se në hadithin e dytë përmenden disa emra të Allahut që nuk përmenden në të parin. Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem në të dy rastet tha iu është lutur Allahut me emrin e madh.

Dr. Selman bib Fehd el-Avde në librin “Me Allah” përmbledhë emrat e Allahut të Lartësuar të thëna në të dy rastet, dhe emri i madh i Allahut është njëri në mesin e këtyre emrave të Tij:

اللهُمَّ إنِّي أَسألكَ أَني أَشهَدُ أَنكَ أنتَ اللهُ لاَ إله إلا أنتَ الأحَدُ الصَّمَدُ الذي لمْ يَلدْ وَلَمْ يُولد ولم يَكنْ لَهُ كُفوًا أحدٌ ، المنَّانُ بَديعُ السَّموات وَالأَرْض يَا ذَا الجلال وَالإكْرَام يَا حَيُّ يَا قّيُّومُ.

“ALLAHUME IN-NI ESELUKE BI EN-NI ESHHEDU EN-NEKE ENTALLAH, LA ILAHE IL-LA ENTE, EL-EHADUS-SAMED, EL-LEDHI LEM JELID VE LEM JULED VE LEM JEKUN LEHU KUFUVEN EHAD, EL MEN-NANU, BEDIUS SEMAVATI VEL ERD, DHUL XHELALI VEL IKRAM, EL HAJ-JUL KAJ-JUM.”

“O Allah të lutem Ty vërtetë unë dëshmoj se Ti je Allahu e nuk ka të adhuruar tjetër veç Teje, Je i Vetmi, Absolut që çdo gjë të përgjërohet, nuk lind e as nuk je i lindur dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë. Bujar i madh, Shpikës nga asgjëje i qiejve dhe Tokës, o vetëm Ty të takon madhështia dhe nderi, o i Gjallë, o i Përjetshëm.”

Të nderuar!

Atëherë kur robi i Allahut i drejtohet Zotit të vet dhe i lutet me bindje të thellë, me vendosmëri të sinqertë. Allahu i Lartësuar i përgjigjet lutjes së robit, ia lehtëson gjendjen e tij, ia plotëson dëshirën dhe ia jep atë që e donë.

Këto dua (lutje) kur janë bërë nga të dobëtit, të shtypurit, të varfrit, të persekutuarit, dhe nga çdo njëri që ka pasur halle dhe derte, shqetësim dhe preokupime, Allahu i Madhëruar iu ka përgjigjur kërkesave të tyre.

Por mos harroni se lutja jo me zemër, dhe jo me seriozitet, nuk pranohet. Lutuni te Zoti juaj dhe kthehuni te Ai me zemër, gjuhë dhe vepër, duke treguar përulësi dhe varësi të plotë nga Allahu Fuqiplotë.

Ulvi FEJZULLAHU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit