4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Emocionuese: E lindur pa duar, 10 vjeçarja fiton konkursin e shkrimit më të bukur në botë

Më të lexuarat

Sara është një vogëlushe 10-vjeçare e cila ka lindur pa duar. Por kjo gjë nuk e pengoi që të marrë pjesë dhe të fitojë një konkurs, i cili përveç shpërblimit modest me para, për të do të thotë shumë më shumë.

Pavarësisht moshës, përkushtimi bëri që vogëlushja të kapërcejë këtë pamundësi fizike dhe të fitojë konkursin kombëtar të kaligrafisë, me shkrimin më të bukur.

Ajo fitoi çmimin e parë në konkursin për shkrimin më të bukur, mes fëmijëve me probleme të ndryshme fizike apo zhvillimi.

Vogëlushes iu dhuruan 500 dollarë, si shpërblim, por gjatë marrjes së çmimit fjalimi i saj emocionoi pafund të pranishmit.

“Në këtë moment, do të doja vetëm që fëmijë të tjerë me probleme të ndryshme të frymëzohen nga historia ime. Jam krenare për atë që kam bërë, por mbi të gjitha shpresoj që fëmijë të tjerë të përballen me sfida. Unë jam shembulli se me përkushtim mund të arrihet gjithçka”, tha ajo.

Cathryn, nëna e Sarës, deklaroi se e bija është e pavarur dhe shumë e vendosur në atë që dëshiron dhe lufton fort për ta arritur duke kaluar çdo barrierë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit