9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Emocionale: Komediani më i njohur francez me origjinë hebreje, takon nanë Fatimen që e rriti (VIDEO)

Më të lexuarat

Komediani më i famshëm francezo-hebre Gad Elmaleh u rrit në Marok, ku ai, vëllai dhe motra e tij, patën si kujdestare nënë Fatiman muslimane. Elmaleh e donte shumë nënën Fatima, aq sa ende e konsideron atë sot një nënë ndryshe. Disa ditë më parë, atij iu bë një surprizë në televizion. Elmalehit, i sollën nënë Fatimen në studio. Takimi i tyre ishte shumë emocional.

“E dija që ajo ishte posa hyra. Ajo ishte më e butë për mua sesa nëna ime”, tha Elmaleh, i cili nuk mundi t’i fshijë lotët.

“Ajo është një person i rëndësishëm për mua. Ajo ishte shumë e pranishme në jetën time. Ajo ishte një person që ishte pjesë e familjes time”, tha Gad Elmaleh. Ai thotë se Fatima ishte më e kënaqur me suksesin e tij edhe se nëna e tij e lindjes.

“Kur e shoh atë, unë menjëherë jam mbingarkuar nga emocionet. Kjo grua më çoi në shkollë në mëngjes, më këndoi këngë arabe natën në shtrat para gjumit, ajo ishte me mua ndërsa bëra hapat e parë në jetë”. /tesheshi.com/

https://www.youtube.com/watch?v=bqBv2CVGhJs&feature=emb_title

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit