Emine Erdoğan krahas djalit të saj, Bilal Erdoğan, shoqërohet edhe nga ministri i Punëve të Jashtme Mevlüt Çavuşoğlu, ministrja për Familjen dhe Politikën Sociale, Fatma Betül Sayan Kaya
COX’S BAZAR (AA) – Emine Erdoğan, bashkëshortja e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe delegacioni që e shoqëron kanë mbërritur në Bangladesh, raporton Anadolu Agency (AA).
Emine Erdoğan krahas djalit të saj, Bilal Erdoğan, shoqërohet edhe nga ministri i Punëve të Jashtme Mevlüt Çavuşoğlu, ministrja për Familjen dhe Politikën Sociale, Fatma Betül Sayan Kaya, zv.kryetari i përgjithshëm i AK Partisë, përgjegjës për të drejtat e njeriut dhe deputetja e Stambollit, Ravza Kavakcı Kan.
Gjithashtu në delegacion ndodhen edhe kryetari i TIKA-s, Serdar Çam, kryetari i AFAD, Mehmet Güllüoğlu, drejtori i përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, İbrahim Altan dhe zyrtarë e përfaqësues të tjerë.
Erdoğan dhe delegacioni që e shoqëron do të vizitojnë kampin Kutu Polong ku janë strehuar refugjatët e Arakanit në Bangladesh, ku personalisht nga të shpërngulurit do të marrin informacione rreth ngjarjeve të përjetuara si dhe do të shpërndajnë ndihma.