Skena të pakëndshme janë regjistruar këtë mëngjes, në afërsi të Gjevgjelisë.
Një grup i refugjatëve pas kalimit të kufirit greko-maqedonas, thyen kordonin e policisë, e cila më vonë çoi në përleshjet mes vetë refugjatëve, transmeton TetovaSot.
Arsyeja e kësaj ende nuk është e njohur dhe është e paqartë nëse ndonjë nga emigrantët është plagosur nga përleshjet.
Gjevgjelia është pika e parë që shumica e refugjatëve e kalojnë nga Greqia pas hyrjes në Maqedoni.
Siç dihet, në trazira ka ardhur edhe më herët dhe tronditëse ishin edhe fotot e muajit të kaluar, kur shumë refugjatë luftonin për një vend në tren të mbushur me njerëz.