2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Emigrantët shqiptarë paralajmërojnë protestë në Athinë për hapjen e kufijve

Më të lexuarat

Komuniteti shqiptar në Greqi ka bërë thirrje për të gjithë emigrantët që të bashkohen për një protestë paqësore në orën 18:00 në sheshin “Sintagma” për hapjen e kufijve.

“Mos na refuzoni në shtëpinë tonë”, shkruhet në statusin e Komitetit ku theksohet se emigrantët duhet të kërkojnë që të dëgjohet zëri i tyre nga qeveria greke që vazhdon të mbajë mbyllur pikat doganore duke ndaluar udhëtimin drejt vendlindjes.null

Qeveria greke ka vendosur të lërë të pa ndryshuara masat dhe të mbajë të mbyllura doganat që lidhin vendin me Shqipërinë dhe Turqinë.

Vendimi u mor prej zëvendësministrit të Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Kardhalias dhe vlerësohet si tepër i ashpër dhe “dënues” për Shqipërinë dhe Turqinë, edhe pse shifrat e pandemisë në vendin tonë janë shumë herë më të ulëta sesa analogjia e Greqisë për 100 mijë banorë.

Kështu, në doganat greke nuk do të lejohen të kalojnë turistët shqiptarë deri në 14 qershor, ndërsa mbeten të njëjtat kuota për kalimet.

Ditën e mërkurë më 9 qershor, Komiteti i Ekspertëve në Greqi do të mblidhet për të lehtësuar një sërë masash, ndërsa pritet që të ketë ndryshime edhe për hapjen e kufijve apo shtimin e kuotave në pikat kufitare me Shqipërinë. /TCH/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit