4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

”Emigrantët më së shumti janë të mirëpritur në Islandë, ndërsa më pak në Maqedoni”

Më të lexuarat

Emigrantët më së shumti janë të mirëpritur në Islandë dhe Zelandën e Re, ndërsa më pak në Maqedoni, Mal të Zi, Hungari dhe Serbi, kështu tregojnë rezultatet nga anketa e zbatuar nga ‘Galup’, të cilën e transmenton gazeta e Britanisë ‘Independent’,

Gazeta njofton se shumë shtete, mes të cilëve dhjetëra më së keqi janë radhitur, gjenden në ‘rutën ballkanike’ ku kalojnë emigrantët në rrugën nga Greqia drejt Gjermanisë.

Sipas anketës, Maqedonia në listë gjendet në vendet e fundit, edhe atë në vendin e 138.

Të anketuarve u është bërë pyetja-nëse është mirë apo më keq që emigrantët të jetojnë në vendin e tyre, të jenë fqinjët e tyre apo të martohen me ndonjë fqinjët e tyre. Shumë nga të anketuarit, gjegjësisht 54% janë përgjigjur se është mirë që emigrantët të jetojnë në vendin e tyre, ndërsa gjysma është përgjigjur se më mirë do të ishte të jenë fiqnj.

Gjithashtu, është pohuar se gjeneratat e reja dhe banorët të cilët jetojnë në mjedise urbane, më së shumti i pranojnë emigrantët. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit