Në xhaminë e Profetit a.s. ndodhen disa kolona që kanë një rëndësi të veçantë. Falë Zotit këto kolona i kanë mbijetuar kohërave deri në ditët e sotme.
Shumë njerëz që e vizitojnë Xhaminë e Profetit janë të painformuar në lidhje më këto kolona, prandaj në këtë artikull do të përpiqemi të ilustrojmë vendndodhjen e secilës kolonë duke rrëfyer edhe historinë e tyre. Nëse ju krijohet mundësia për të vizituar Xhaminë e Profetit, përpiquni të vizitoni edhe këto kolona.
Kolona Hannanah
Kjo kolonë ndodhet pas mihrabit të Profetit a.s. në krahun e djathtë. Ka një rëndësi të veçantë, sepse ishte vendi ku Profeti a.s. lutej dhe adhuronte Zotin. Në këtë vend rritej një palmë e cila më vonë do të përdorej nga Profet a.s. për predikim. Pas disa kohësh u ndërtua minberi dhe Profeti a.s. filloi të predikonte nga aty. Kur profeti po predikonte në minber, u dëgjua një e qarë. E qara vinte nga pema. Profeti shkoi pranë saj dhe vendosi dorën e tij sipër pemës dhe e qara pushoi. Pastaj profeti tha: “Pema qan, sepse përmendja e Allahut ishte afër saj. Tani që u ndërtua minderi, ajo e ndjen mungesën e predikimit që bëhej me ndihmën e saj. Nëse nuk do ta kisha vendosur dorën sipër saj, ajo do të vazhdonte të qante deri në Ditën e Gjykimit.”
1
Kolona e Aishes
Njihet ndryshe edhe si kolona e muhaxhirëve, sepse ata qëndronin shpesh ulur pranë saj. Profeti bënte lutje afër kësaj shtylle para se të shkonte në Ustuwanah Hannanah. Quhet edhe kolona e Kur’anit. Arsyeja e këtij emërtimi është se Aishja r.a. kishte dëgjuar nga Profeti a.s. të thoshte: “Në xhami ndodhet një vend, i cili nëse njerëzit do ta dinin vendndodhjen e tij, do të garonin mes tyre për të lexuar aty Kur’an.”
Ajo quhet kolona e Aishes, sepse Hadithi është transmetuar prej saj dhe vendi i saktë i vendndodhjes është treguar po prej saj.
2
Kolona e pendimit
Ka këtë emërtim sepse Ebu Lubabeh pas përfundimit të një lufte, në të cilën nuk kishte marrë pjesë. Për këtë ai ndihej fajtor dhe pati lidhur veten e tij në një pemë pranë saj deri sa Allahu t’i pranonte pendimin. “Për sa kohë që pendimi im nuk do të pranohet nga Allahu, unë nuk do ta zgjidh veten nga këtu”, pati thënë ai.
Kur Profeti e dëgjoi çfarë kishte ndodhur tha: “Nëse ai do të kishte ardhur tek unë, do të lutesha në emër të tij. Tani ai e ka bërë veprimin e tij e si mund ta zgjidh unë pa pranuar Allahu pendimin e tij?!”
Ai qëndroi për ditë të tëra i lidhur pa ngrënë e pa pirë. Zgjidhej vetëm kur kryente faljen e namazit. Pas disa ditësh në namazin e sabahut Profeti a.s. shkoi dhe e zgjidhi duke e përgëzuar për pranimin e pendimit nga Allahu i Madhëruar.
3
Kolona Serijr
“Serijr” do të thotë vend ku flihet. Është transmetuar se Profeti a.s. kur bënte Itikafin (veçohej për adhurim) flinte në këtë vend, i cili përbëhej nga një platformë e ndërtuar prej druri.
4
Kolona Hars
“Hars” do të thotë të vrojtosh ose të ruash. Ky ka qenë vendi i cili përdorej nga sahabët për të ruajtur Profetin a.s. Aliu r.a. është një prej sahabëve i cili ka ndenjur shumë herë roje në këtë vend.
Pas zbritjes së ajetit të mëposhtëm, Profeti lajmëroi shokët e tij se nuk ishte më e nevojshme që të ruhej, sepse Allahu kishte garantuar mbrojtjen e tij.
“.. Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve ..” El-Maide, 5:67.
6 Kolona Ufud
“Ufud” është shumësi i fjalës “uafd” e cila ka kuptimin delegacion. Sa herë vinte ndonjë delegacion, Profeti a.s. e përdorte këtë vend për të kumtuar dhe biseduar rreth Islamit.
7 Kolona e Tehexhudit
Është transmetuar se ky është vendi që Profeti a.s. përdorte për të falur namazin e tehexhudit (namazi i natës).
Kolona e Xhibrilit
Ky ishte vendi i zakonshëm në të cilin engjëlli Xhibril vizitonte Profetin a.s. Sot kjo hapësirë nuk dallohet, sepse është përfshirë brenda dhomës së Profetit a.s.
Këto tetë vende bartin një vlerë të veçantë, ashtu si e gjithë Xhamia dhe qyteti i Medinës. Padyshim, është një ndjesi e veçantë kur viziton xhaminë e Profetit a.s. dhe di vendet ku ka qëndruar ai me shokët e tij.
Ka edhe kolona të tjera të cilat kufizojnë xhaminë e kohës së profetit a.s. Në pjesën e sipërme të tyre shkruhet: “Kjo është xhamia e Profetit a.s.”