1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Emërohet kryeministri i Turqisë

Më të lexuarat

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila ka pushtetin në Turqi, ka emëruar të dielën udhëheqësin e ri dhe automatikisht kryeministrin e ri.

Binali Yildirim, ministër në largim i Transportit, ka qenë kandidati i vetëm në kongresin e partisë në Ankara.

Ai shihet si aleat i afërt i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Yildirim ka fituar 1,405 vota.

Ai pason Ahmet Davutoglun, i cili ka dhënë dorëheqje, dy javë më parë, edhe si kryetar partie, edhe si kryeministër, për shkak të dallimeve në qëndrime me Erdoganin.

Duke iu adresuar kongresit të partisë, Yildirim ka thënë se prioritet kryesor i qeverisë së tij do të jenë ndryshimet kushtetuese, të cilat do të rrisin fuqinë e presidencës.

Ai po ashtu ka thënë se ndryshimet në udhëheqjen e qeverisë nuk do të ndryshojnë luftën kundër grupeve terroriste.

Erdogan do t’i japë Yildirimit mandatin për formimin e qeverisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit