Përbërësit:
200 g biskota 100 g gjalpë 50 g kakao kremi: 400 g ajkë e ëmbël 400 ml krem pana Hopla 400 g fruta pylli 150 g sheqer 10 g xhelatinë
Përgatitja:
Në fillim shkrihet gjalpi bashkë me kakaon, pastaj ua shtojmë biskotave të grimcuara. Këtë masë e hedhim në tepsi dhe e lëmë në frigorifer. Në enë vendosim frutat e pyllit, bashkë me sheqerin dhe i ziejmë për 10 minuta.
Më pas i bluajmë dhe i lëmë të ftohen. Xhelatinën ua shtojmë frutave të pyllit. Kremin Hopla e përziejmë me mikser derisa masa të bëhet e trashë, pastaj shtojmë ajkën dhe frutat e pyllit. I përziejmë mirë dhe masën e vendosim mbi biskotat dhe e lëmë dy orë në frigorifer.
Kujdes me xhelatinën, sigurohuni që ajo të jetë bimore dhe në rast kur është me origjinë shtazore, kujdesuni që ajo mos të jetë nga derri.