-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Emailet e Klinton zublojnë se: NATO shkatërroj Libinë për të parandaluar shndërrimin e dinarit afrikan në monedhë tregtare

Më të lexuarat

Emailet e ish sekretares së shtetit Hillary Klinton të zbuluara së fundmi janë me të vërtetë dhuratë e vlefshme informative.

Ndërsa Franca udhëhoqi aleatët e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që donin të krijonin një zone ndalim-fluturimi mbi Libi, me pretekstin se shqetësimi kryesor ishte mbrojtja e civilëve libianë.

Ajo që shumë “teoricienë të konspiracionit” e pretenduan, del të jetë një nga arsyet e vërteta që quan në luftën kundër Gadafit të Libisë, pra ishte mu planifikimi i Gadafit për të futur në qarkullim dinarin e arit.
Një nga 3.000 emailet e Hillari Klinton që u lëshua nga Departamenti i Shtetit në prag të Vitit të Ri (Ky lajm i vërtetë u kalua në heshtje të plotë) ka zbuluar prova se komploti i NATO-s për të përmbysur Gadafin ishte nxitur nga dëshira e parë e tyre për ta prishur monedhën e dinarit afrikan, dhe së dyti për të futur në dorë ose për t’i shkatërruar rezervat libiane të naftës.
Emaili në fjalë që i ishte dërguar Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton nga këshilltari i saj jozyrtar Sydney Blumenthal ishte i titulluar “Klienti i Francës dhe ari i Gadafit.”

Nga Foreign Policy Journal:
“Emaili e identifikon Presidentin francez Nikolas Sarkozi që udhëhoqi sulmin mbi Libinë me pesë qëllime specifike në mendje: të fus në dorë naftën libiane, të rrisë ndikimin e Sigurimit francez në këtë zonë, të rrisë reputacionin e Sarkozisë brenda vendit, ta dëshmojë fuqinë ushtarake franceze, dhe t’i parandaloj ndikimet e Gadafit në atë që konsiderohet “Afrika Frankofonike.”
“Më befasues është seksioni i zgjatur i përcaktimit se kërcënimi më i madh vjen nga ari dhe argjendi se sa rezervat Gadafit, ku vlerësohet se “143 ton ari, dhe një sasi e ngjashme e argjendit ” ishin bërë gati të fillojnë të futen në qarkullim si monedha kryesore afrikane”.

Dhe këtu është një pjesë e provave se NATO kishte motive të fshehta për shkatërrimin e Libisë:
“Ky ari ishte grumbulluar para rebelimit dhe ishte menduar që do të përdoret për të krijuar një monedhë pan-afrikane bazuar në dinarin e artë libian. Ky plan ishte projektuar për tu siguruar vendeve të afrikane frankofone një alternativë më të mirë kundrejt frangës franceze (AQF).

Kjo sasi e arit dhe argjendit është vlerësuar në më shumë se 7 miliardë dollarë nga oficerët e Inteligjencës franceze të cilët e zbuluan aeroplanin bartës menjëherë pasi rebelimi filloi, dhe kjo ishte një nga faktorët që ndikoi në vendimin e Presidentit Nicolas Sarkozy për të kryer sulmin mbi Libinë.

Plani i Sarkozisë është shtyrë nga pikat e mëposhtme .:
a. Një dëshirë për të fituar në pjesë më të madhe nga prodhimi i naftës së Libisë.
b. Rritja e mëtutjeshme e ndikimeve franceze në Afrikën e Veriut,
c. Përmirësimi i situatës së tij politike brenda për brenda Francës,
d. T’i sigurojë ushtrisë franceze një mundësi për ta ridëshmu forcën dhe pozitën e saj në botë,
e. Adresimi i shqetësimeve në lidhje me planin afatgjatë të Gadafit që ta largojë fuqinë dominuese të Francës në Afrikën Frankofone dhe ta shpall atë si mashtruese dhe okupuese.

Inteligjenca franceze me të zbuluar planet e Dinarit të Gadafit, e vendosën atë në majë të shtizës.  Pastaj grumbulluan mjaft arsye të mira për të marrë përsipër një sulm gjithëpërfshirës ushtarak.
Mjerisht, Gadafi pak më parë kishte paralajmëruar Evropën (në një bisedë telefonike “paralajmëruese” me Blair) se rënia e tij do të shkaktonte rritjen e ekstremizmit islamik në Perëndim. Një paralajmërim që të gjithë e injoruan; tek e fundit çfarë është një jetë më pak në Francë dhe apo në Libi, në qoftë se qëllimi i mbushes së xhepave të politikanëve dhe elitës mbushen aq shumë në fund të fundit?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit