1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

EMA: Varianti Mu është potencialisht shqetësues

Më të lexuarat

Varianti Mu, i identifikuar për herë të parë në Kolumbi në janar, është potencialisht shqetësues, por ende nuk ka të dhëna që të sugjerojnë se mund të kapërcejë variantin Delta, njoftoi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Varianti, i emërtuar shkencërisht B.1.621, u klasifikua si “variant për t’u ndjekur” nga OBSH në fillim të shtatorit. Rregullatori evropian është përqendruar kryesisht te variantin Delta, por po monitoron edhe variante të tjera, që mund të përhapen, të tilla si Lambda (e identifikuar në Peru) dhe, së fundmi, Mu”, tha Marco Cavaleri, menaxher i EMA-s për Strategjinë e Vaksinave.

“Varianti Mu mund të jetë potencialisht më shqetësues, sepse mund të tregojë një rrezik potencial të shmangies imune, rezistencë ndaj vaksinave”, saktësoi Cavaleri në një konferencë për shtyp.null

“Por ne nuk kemi të dhëna që tregojnë se varianti Mu po përhapet aq shumë ose se ka një shans që të kapërcejë variantin Delta si lloji mbizotërues”, shtoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit