-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Elvis Naçi në emisionin “Pasdite në Top Channel” – “Nëse humb joshja, rrezikohet familja”

Më të lexuarat

Për të sqaruar pozicionin e tij lidhur me debatin e javës që shkoi, i cili u ndez nga një shkëndijë që doli nga xhamia, Imam Elvis Naçi ishte sot i ftuar në “Pasdite në Top Channel” me Jonida Shehun.

Naçi u shpreh bukur lidhur me kujdesin që duhet të tregojë gruaja, në mënyrë që burri të jetë më i mbrojtur nga sulmet që tanimë janë bërë të panumërta si nga jeta reale ashtu dhe nga ajo virtuale.

Paneli ku ai bënte pjesë, shumë rrallë ia dha atë mundësi (kjo vërehet nga reagimet e shumta të ndjekesve ne facebook te cilet ne vazhdimsi komentonin “Na leni ta ndjekim hoxhen…”.

Mes eksperiencave personale, mendimeve, studimeve dhe kundërshtimeve Dasara Karaiskaj, Marin Orhanasi, Alda Bida dhe Gëzim Tushi, krijuan një panel paska të zhurmshëm.

Gjithsesi Elvisi u përpoq të tregonte dhe fuste sërish në shinat e kontekstit fetar dhe njerëzor atë që kishte dashur të thoshte.

https://www.facebook.com/ElvisNaci/videos/1462789327138411/

“Ne si predikues na takon të japim modelin më të mirë. Esencialisht kam dashur të them që një bashkëshort dhe bashkëshorte duhet të mos bëhen monotonë për njërti-tjetrin.

U jam drejtuar edhe meshkujve që të pastrohen dhe të rregullohen jo vetëm jashtë por edhe kur kthehen në shtëpi.

Ta joshin njëri-tjetrin sa kanë mundësi. Po humbi joshja, ajo familje është në rrezik divorci. Kriteri bazë është që gruaja të mundohet të jetë sa më shumë joshëse.

Por meshkujt kanë kritere të ndryshme. Jam sulmuar për atë që thashë lidhur me peshën 150 kilogramë të femrës, por e kam thënë në mënyrë metaforike sepse unë s’kam parë 150 kg femër.

Kjo është nxjerrje nga konteksti ne flasim në tërësinë e vet”.

Në këtë pikë, Elvisi hasi me kundërshtime të forta nga të ftuarit, të cilët të gjithë pa përjashtim u munduan të zbusnin rëndësinë që ai i dha pamjes fizike e duke theksuar se në një marrëdhënie të konsoliduar ka të tjera përparësi.

Ama një ndarje burra-gra ishte e pashmangshme të bëhej dhe imami shpjegoi se nuk ka folur vetëm për gratë por edhe për burrat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit