0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Më të lexuarat

Kryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – Zlatan Elek, ka thënë se pret që partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Ai ka thënë se pret që Lista Serbe – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – t’i fitojë 10 ulëset e rezervuara për minoritetet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas raportimeve në disa media serbe, ai pritet të bëjë konfirmimin zyrtar për pjesëmarrje në zgjedhje, më 11 dhjetor.

Në zgjedhjet e ardhshme pritet të garojnë edhe Lëvizja Popullore Serbe e Milija Bishevacit, Partia e Serbëve të Kosovës e Aleksandar Jablanoviqit, dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit.

Nëse konfirmohet, kjo do të jetë hera e parë që Lista Serbe do të marrë pjesë në një proces zgjedhor në Kosovë, prej vitit nëntorit të vitit 2022, kur serbët patën dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Kjo parti nuk ka marrë pjesë as në dy proceset zgjedhore të mbajtura në katër komunat në veri të Kosovës – të banuara me shumicë serbe – dhe si përfundim ato tani udhëhiqen prej kryetarëve shqiptarë.

Përgjatë paraqitjes në televizionin publik serb, Elek ka pretenduar se Prishtina kryen provokime ditore kundër serbëve në veri të Kosovës, dhe që po tenton të fitojë pikë politike para zgjedhjeve të shkurtit.

Elek ka shprehur shqetësim, për siç ka thënë, heshtjen e komunitetit ndërkombëtar për këto zhvillime, pa përmendur diçka shumë specifike, transmeton REL.

Qeveria e Kosovës, në anën tjetër, pretendon se po shtrin sovranitetin në pjesën veriore.

Përgjatë vitit, Qeveria ka marrë vendim për ndalim të përdorimit të valutës serbe, dinarit, për kryerje të pagesave me para të gatshme dhe ka mbyllur disa institucione paralele që funksionin sipas sistemit serb.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit