1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“El Clan del Golfo”, zbulohet karteli kolumbian që nisi kokainën në Durrës

Më të lexuarat

613 kilet e kokainës kolumbiane që u kapën në Durrës kanë tashmë edhe burimin e qartë të prejardhjes. Bëhet fjalë për bandën famëkeqe El Clan Del Golfo, sipas asaj që është bërë e ditur sot nga Armada Nacionale kolumbiane.

El Clan del Golfo, që më parë njihej si Clan Úsuga është një oirganizatë narko-paramilitare që është pjesë e konfliktit të armatosur në Kolumbi. Ajo konsiderohet se grupimi narko-paramilitar më i madh dhe i rrezikshëm në Kolumbi, për nga numri i anëtarëve që e përbëjnë, për zonat që ka në kontroll dhe për numrin e madh të ngarkesave që trafikon brenda dhe jashtë vendit.

Sipas disa raporteve të shërbimeve sekrete kolumbiane dhe investigimeve ky grupim ka mbi 3.000 forca në gjirin e tij.

Më 1 janar 2012 themeluesi i grupit Juan de Dios Úsuga u vra nga forcat e armatosura kolumbiane gjatë një aksioni, por kjo nuk e trembi aspak Clan del Golfo; përkundrazi i bëri që të shpallnin një “grevë të armatosur”, me një kundërvënie të dhunshme ndja forcave të policisë dhe me shpërndarjen e fletushkave ku theksonin kontrollin e tyre ndja territorit, duke shkaktuar një mbyllje thuajs etë plotë të veprimtarive tregtare dhe të pezullimit të transporteve publike për 48 orë. Gjithashtu u shprehën se kishin për qëllim të ofronin 1000 dollarë për çdo polic të vrarë në rajonin e Antioquia-s.

Në dhjetorin e 2011-s Clan del Golfo nënshkroi një kontratë prej 3.2 milionë dollarësh me rivalët e Rastrojos për të kontrolluar disa miniera të paligjshme në rajonin e Antioquia-s, duke nënshkruar një vit më pas një pakt mos-sulmimi me vetë Rastrojos dhe Paisas, tjetër grup rival me të cilin ishin përplasur me armë më parë.

Në maj të 2013 Departamenti i Thesarit në SHBA e vendosi Clan del Golfo në listën e organizatave të narkotrafikut ndërkombëtar.

Mes fundit të 2014-s dhe fillimit të 2015-s janë arrestuar disa liderë të Clan del Golfo-s, në kuadër të një operacioni të qeverisë kolumbiane me qëllim dobësimin dhe mposhtjen përfundimtare të organizatës.

Sipas disa informacionesh në muajt e parë të 2015-s, Clan del Golfo u shpreh i gatshëm të negocionte një proces paqeje me qeverinë kolumbiane, ndoshta në përpjekje për të marrë pjesë në bisedimet që po zhvillohen mes kësaj të fundit dhe FARC-ut. Reporter.tv

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit