1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

El Baradei me parti të re në Egjipt

Më të lexuarat

Lideri reformues i Egjiptit Muhamed El Baradei ka themeluar një parti të re politike, për të cilën thotë se synon të shpëtojë lëvizjen demokratike të vendit.


Njoftimi për Partinë e re Kushtetuese shënon një kthim në jetën publike të El Baradeit, i cili ka deklaruar në janar se nuk do të kandidojë për president.
Tërheqja e tij katër muaj para fillimit të votimit presidencial iu kishte dhënë një goditje grupeve liberale dhe majtiste që qëndronin pas kryengritjes, e cila detyroi Hosni Mubarakun të largohej nga pushteti në vitin e kaluar.
Kthimi i El Baradeit tani mund t’iu japë grupeve liberale shpresë të re pasi që pësuan një zmbrapsje të madhe në zgjedhjet e parlamentare të Egjipitit ku partitë islamiste morën pothuaj 70 për qind të ulëseve.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të Egjiptit do të jetë më 23 dhe 24 maj./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit