10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Sarkozi: Sondazhet gabohen, unë jam favorit

Më të lexuarat

Presidenti francez intervistë për të përditshmen franceze “Parisien Dimanche”
Në një kohë mjaft të vështirë për presidentin francez Nikolas Sarkozi ka shprehur besim në garën e tij për një mandat të dytë në krye të “Elysse”, ndërsa pretendoi se sondazhet që e shohin të pafavorizuar gabohen.


Sarkozy vlerësoi se: “Sondazhet janë të gabuara sepse nuk marrin në konsideratë mobilizimin masiv të popullsisë. Unë pres një pjesëmarrje rekord në raundin e dytë, pasi po konstatoj një nivel unik ndjeshmërie të popullsisë ndaj politikës. Për këtë arsye, kam një besim të patundur tek rizgjedhja ime, pasi francezët e kanë kuptuar se çfarë është më e mira për ta”.deklaroi Sarkozi në një intervistë për “Parisien Dimanche”,
57-vjeçari, edhe një herë më shumë përsëriti qëndrimin e tij për të mos përkrahur një koalicion me ekstremin e djathtë, në rast fitoreje.
”Mazhoranca dhe qeveria e ardhshme do të formohet nga bashkëpunimi i së djathtës republikane me forcat e qendrës”, deklaroi
Sondazhet tregojnë kandidatin socialist Fransua Hollande 8% përpara në zgjedhjet e raundit të dytë, por numri i të pavendosurve dhe paqartësia se për cilin do të votojnë 18% e elektoratit që mbështeti ekstremin e djathtë në raundin e parë e bëjnë garën që të jetë ende e hapur./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit