-0.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Ekstremizmi nuk luftohet duke burgos klerik me ndikim fetar

Më të lexuarat

Ekstremizmi, radikalizmi, devijimi, përkatësisht dhuna që shipe në terrorizëm, këtu në Kosovë nuk luftohet duke burgos klerik me ndikim fetar, përkundrazi, ata duhet të vihen në piramidë të gjithë kësaj beteje.

Shteti ynë duhet të mendoj më menqur, duke bashkërenduar aktivitete promovuese, sensibilizuese e risocializuese e rikooperuese në trajtimin e gjithë këtij kompleksiteti negativ që ka marrë përmasa shqetësuese në shumë dimensione në shoqërinë tonë, dhe, gjithandej.

Veprimet e fundit me aktakuzë ndaj kryeklerikut më me ndikim në masa të gjera, në gjykimin tim, janë të pajustifikueshme në shoqëritë demokratike dhe njëherit nuk përbëjnë zgjidhje koherente të shpërfaqjes së këtij fenomeni.

Kosova do të duhej ta krijonte që moti, kushtimisht, “Frontin e Përbashkët”, duke përfshi të gjitha Bashkësitë fetare në promovimin dhe ruajtjen e Paqes e të tolerancës ndërfetare, e cila ka qenë tradicionale me shekuj ndërshqiptarët.

Shkruan: Bahri Gashi

© KosovaPost.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit