Behxhet Pacolli, po vazhdon lobimin në Bangladesh duke kërkuar që Kosova të anëtarësohet në Organizatën për Bashkëpunim Islamik.
Por, zëdhënësi i tij, këtu në Prishtinë, Gjergj Dedaj po e kundërshton veprimin që po bën ministri i jashtëm.
Madje Dedaj që është edhe kryetar i Partisë Liberale, i ka prekur aq shumë nga akti i Pacollit, ka paralajmëruar dorëheqjen nëse Kosova pranohet në OBI.
Sipas Dedaj anëtarësimi eventual i Kosovës në këtë organizatë është problematik ashtu siç ishte edhe për Shqipërinë.
I të njëjtit mendim nuk është edhe shefi i Dedaj, Behgjet Pacollit, i cili tanimë ka kërkuar statusin e vëzhguesit në këtë organizatë.