Jim Dowson është përshkruar në Britani si aktivisti i ekstremit të djathtë me më shumë influencë, nga aktivistët e anti-racizmit, pasi ka themeluar grupin nacionalist “Britain First” dhe vitet e fundit ka qënë një figurë qendrore e grupit militant kristian “Knight Templar International” në Britani, njofton BBC, përcjell Syri.net.
BBC, në bashkëpunim me rrjetin e gazetarëve investigativë në Balkan ka gjetur prova se ai ai qëndron pas një rrjeti faqesh në Fb me më shumë se 2.5 milionë ndjekës. Z. Dowson tani është duke e përdorur përvojën e tij në mediat sociale për të ndihmuar aktivistët e ekstremit të djathtë në Serbi.
Njeri prej tyre është një student mjekësie i quajt Filip Milinic, i cil drejton një grup nacionalistësh të quajtur “Generation Indentity”, që është pjesë e skenës në lulzim të ekstremit të djathtë në Beograd.
Në faqen e Fb të Milinic thuhet se ai punon për Parinë Radikale Serbe, udhëheqësi i së cilës u dënua për krime lufte muajin e kaluar.
“Ne jemi kundër emigrimit masiv, emigrimit të paligjshëm..kryesisht. Ne nuk duam të na zëvendësojnë, të na nxjerrin jashtë nga atdheu ynë amë,” shpjegoi ai. Ky është qëllimi ynë numër një.
Milinic tha se z. Dowson e kishte trajnuar grupin e tij për të përdorur fuqinë e mediave sociale me qëllim që fitonte mijëra ndjekës në Facebook. “Tani ne kemi mbi 7 mijë “like” në Facebook, ai ka qënë mjaft i dobishëm,” shtoi ai.
Nga ana e tij, trajnuesi, Dowson, ka mohuar se ka trajnuar, por tha se ka këshilluar qindra grupe online.
Mathju Collins nga “Shpresë jo Urrejtje” vërejti se “z. Dowson duket sikur e sheh veten një lloj individi dashamirës që dëshiron ta vërë pasurinë dhe dijet e tij në shërbim të njërëzve të tjerë.”/SYRI