2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Ekstremistët hyjnë në Bundestag

Më të lexuarat

Për herë të parë në 50 vite, ekstremi i djathtë do të përfaqësohet në parlamentin gjerman përmes partisë Alternativa për Gjermaninë.

Rezultati i arritur nga ky grupim politik ishte padyshim edhe surpriza e zgjedhjeve federale. Sidoqoftë, përtej surprizës, kjo parti ka ngjallur jo pak debate dhe shqetësime në vend për shkak të retorikës së ashpër që përdor. Nisur nga historia e nazismit në Gjermani, partitë e ekstremit të djathtë me fuqi politike shpesh ngrenë shqetësime.

AfD mori më shumë se 13% të votave kombëtare, gjë që i jep influencë brenda Parlamentit edhe nëse përjashtohet nga një koalicion qeverisës. Partia AfD kërkon që të mbyllen kufijtë e Bashkimit Europian, të vendosen kontrolle të identitetit në kufijtë gjermanë, të luftojë “islamizimin” e Gjermanisë dhe të mbështeten vlerat dhe identiteti tradicional i krishterë.

Edhe pse nuk pritet që AfD të nxisë legjislacione të reja, njohja kombëtare është një arritje më vete. Rritja e AfD-së vjen në një kohë kur performanca e partisë së zonjës Merkel shënon një minimum historik. Kjo lë vend për dyshime se edhe në Gjermani do të ketë një rivendosje të dukshme në politikë, ashtu siç ndodhi në Shtetet e Bashkuara, Francë apo Britaninë e Madhe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit