Zëdhënësja e Komisariatit të lartë të OKB për refugjatët deklaroi një grup ekstremist i paramilitarëve të krishterë ka vrarë 27 civilë muslimanë në Republikën e Afrikës Qendrore.
Ravina Shemdasani u deklaroi gazetarëve në Gjenevë se 27 civilë muslimanë janë masakruar nga grupi ekstremist Zed Bakala në fshatin Buhung në perëndim të RAQ. Ajo e dënoi këtë krim dhe shprehu shqetësimin se pas ndërhyrjes së forcave franceze në RAQ, vendi rrezikon të kthehet në një arenë lufte mes popullsisë muslimane dhe të krishtere.