11.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Vazhdojnë protestat popullore në Egjipt

Më të lexuarat

Sot në shumë qytete të Egjiptit janë zhvilluar protesta popullore në përkrahje të presidentit të rrëzuar egjiptian Muhamed Mursi.
Protesta janë zhvilluar në Kajro, Port Said, Fium, Shabrul Kheime dhe Kana, pas faljes së namazit të xhumasë. Forcat e sigurisë së Egjiptit kanë sulmuar protestuesit duke arrestuar qindra prej tyre. Ato kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në qytezën Nasr në Kajro. Manifestimet e sotme kundër juntës ushtarake në Egjipt janë zhvilluar me nismën e studentëve egjiptianë të cilët përkrahin presidentin e zgjedhur të Egjiptit Muhamed Mursi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit