1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ekstradimi i Abdeslam në Francë, i rrezikshëm

Më të lexuarat

Ekstradimi i Salah Abdeslam, të dyshuarit të vetëm të mbijetuar nga sulmet e Parisit, do të jetë shumë i rrezikshëm. 26-vjeçari do të ekstradohet në Francë nga Belgjika pas disa javësh ku pritet të merret në pyetje nga prokurorët francezë, njofton TCH.

“La Figaro” raportoi se autoritetet belge dhe franceze po mbajnë sekret detajet e transferimit të Abdaslam në Paris, ndërsa besohet se kjo do të jetë një përgjegjësi e forcave speciale franceze.

Më 31 mars një gjykatë belge vendosi që Salah Abdeslam të ekstradohet drejt Francës. Që nga ajo datë Franca dhe Belgjika kanë filluar diskutimin për mënyrën sesi do të procedohet transferimi i të dyshuarit në fjalë.

Ndërkohë, një prej avokatëve të Abdeslamit tha se ishte zgjedhja e klientit të tij për t’u ekstraduar, pasi Abdeslami kishte hequr dorë nga kundërshtimi i kësaj ideje si dhe ishte ofruar të bashkëpunonte me autoritetet franceze.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit