3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare: Koalicioni serbo-rus në Malin e Zi rrezik për Ballkanin

Më të lexuarat

Dritan Hoti, pedagog për Marrëdhëniet Ndërkombëtare tha se koalicioni serbo-rus paraqet rrezik për Ballkanin.

Sipas tij, situata në Ballkan duke u nisur nga dy tiparet kryesore, kisha, solidariteti etnik do të varet dhe nga pozitat e Rusisë kur të përfundojë konflikti në Ukrainë, si do dalë Rusia.

“Situata në Malin e Zi është shumë e dyzuar dhe ky koalicion qeverisës reflekton traditën si është sendërtuar nacionalizmi te vendet sllavo-ortodokse dhe me tentativa për të vazhduar për të qenë pjesë e NATO dhe BE. Situata në Ballkan, duke u nisur nga dy tiparet kryesore, kisha, solidariteti etnik do të varet dhe nga pozitat e Rusisë kur të përfundojë konflikti në Ukrainë, si do dalë Rusia. Nëse Rusia del të mbajë 18 për qind, kjo do të shihet si lloj triumfi në botën sllave dhe do të inkurajojë më shumë tendencat arkaike”, tha eksperti Hoti, në Euronews Albania.

Ndryshe, Genci Nimanbegu sot dha dorëheqje si deputet në Malin e Zi, pasi partitë shqiptare mbështetën koalicionin pro serb dhe pro rus.

Për herë të parë pas dorëheqjes, Nimanbegu deklaroi se pjesëmarrja në qeverinë e re, është një hap i gabuar.

Sipas Nimanbegut, forcat politike në qeveri janë të paqarta dhe shtoi se në Mal të Zi do të ketë destabilitet politik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit