-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Eksperti amerikan i bioterrorizmit del me tjetër version: Koronavirusi u krijua në laborator, armë lufte biologjike

Më të lexuarat

Coronavirus, eksperti amerikan i bioterrorizmit: “Krijuar në laborator, është një armë biologjike për luftë”

Nderkohe qe koronavirusi ka shenuar edhe viktimen e trete ne Itali, ka zera se virusi eshte i krijuar ne laborator dhe i fuqishem si nje arme biologjike lufte.131908298-19c4e2e0-86f8-4298-9229-0843a2702506

TGcom shkruan se Francis Boyle, profesor i drejtësisë në Universitetin e Illinois dhe krijues i Aktit të Armëve Biologjike, hedh hije të reja mbi virusin që shpertheu ne Wuhan te Kines.

“Coronavirus është një armë biologjike lufte e krijuar në një laborator të Wuhan dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë është tashmë e vetëdijshme për të”, thote ai në një videointerviste publikuar në faqen e internetit të “Geopolitics and Empire”.

Francis Boyle, profesor i drejtësisë në Universitetin e Illinois, në vitin 1989 ai hartoi Aktin për Armët Biologjike, ligjin për luftën kundër terrorizmit për armët biologjike.

Boyle pretendon se koronavirusi, “një armë potenciale vdekjeprurëse e luftës biologjike”, doli nga një laborator me siguri maksimale në Wuhan. Qeveria kineze fillimisht u përpoq të mbulojë çështjen ndërsa tani po merr masa drastike për të pasur ne kontroll epideminë. Laboratori BSL-4 në Wuhan është gjithashtu një qendër kërkimore e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe për këtë arsye, sipas Boyle, vetë OBSH-ja “nuk mund te mos e dinte”.

Pozicioni i profesorit është në kontrast të ashpër me versionin zyrtar që koronavirusi u perhap nga tregu i peshkut ne Wuhan. Sidoqoftë, ky version tashmë është kontestuar nga ekspertë të tjerë të sektorit. Ditët e fundit, revista ‘The Lancet’ kishte deklaruar se rasti i parë i infeksionit daton nga 1 dhjetori dhe se personi i infektuar nuk kishte shkuar kurrë në tregun e peshkut ne Wuhan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit