-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ekspertët thyejnë lajthitjen që vaji ekstravirgjin i ullirit nuk është i përshtatshëm për fërgim

Më të lexuarat

E vërteta është që ky vaj përballon 190 – 200 gradë celsius, që është temperatura e cila arrihet në friteza.

Jeni mësuar të fërgoni në vaj luledielli, ndërsa vajin e ullirit e lini anash?

E keni gabim, thonë ekspertët të cilët thyejnë lajthitjen e shumicës së atyre që thonë që vaji ekstravigjin i ullirit nuk është i përshtatshëm për zierje.

E vërteta është që ky vaj përballon 190 – 200 gradë celsius, që është temperatura e cila arrihet në friteza.

Problemi paraqitet te nxehja e afatgjatë, mirëpo patjetër do të duhej të fërgoni më gjatë se 30 orë për të ndryshuar përbërjen kimike të vajit të ullirit.

Është rregull i përgjithshëm që sa më shumë që të ketë yndyra të pangopura në vaj, ai është më stabil kur nxehet.

I tillë është edhe vaji i kokosit i cili madje edhe pas 8 orësh fërgimi nuk e humbë cilësinë.

Është burim i shkëlqyeshëm edhe vaji i avokados, i cili përballon temperatura ekstreme deri në 270 gradë, ndërkaq i mirë është edhe vaji i kikirikut i cili ka shije neutrale, gjë që është karakteristikë posaçërisht e veçantë te fërgimi i thellë.

Duhet shmangur vajin e lulediellit, pastaj vajin nga kokrrat e rrushit, të misrit dhe susamit.

Cilindo që të zgjidhni, përmbajuni rregullave të vjetra – kurrë dy herë mos fërgoni në të njëjtin vaj.

Burimi: Telegrafi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit