0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ekspertët e FDA-së përkrahin vaksinën e Pfizerit për fëmijët mbi pesë vjeç

Më të lexuarat

Një panel i Qeverisë amerikane ka votuar për të rekomanduar vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer/BioNTech, edhe për fëmijët e moshës nga pesë deri në 11 vjeç.

Ekspertët e Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) kanë përkrahur këtë vendim të martën, duke i hapur rrugën autorizimit brenda disa javësh.

Në muajin shtator, kompania Pfizer ka thënë se të dhënat kanë treguar që vaksina kundër koronavirusit është e sigurt për atë grup-moshë.

SHBA-ja veçse është duke vaksinuar fëmijët e moshave nga 12 vjeç e lart.

Vendimi i fundit prek rreth 28 milionë fëmijë amerikanë.

Ky vendim tani pret miratim nga FDA dhe Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Ekspertët e FDA-së kanë thënë se janë të bindur se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet.

Të dhënat zyrtare në SHBA tregojnë se 160 fëmijë të moshave pesë deri në 11 vjeç, kanë vdekur me koronavirus, prej shpërthimit të pandemisë.

Në total, SHBA-ja ka regjistruar rreth 740,000 vdekje nga ky virus.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit