-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ekspertët diskutojnë historinë e përkthimit të Kur’anit në gjuhën kineze

Më të lexuarat

Në ditën e parë të Konferencës së Parë Ndërkombëtare Rreth Përkthimit të Kur’anit Translation, Historia e Përkthimit të Kur’anit  në gjuhën kineze u diskutua nga një panel ekspertësh.

Konferenca filloi në Universitetin Allameh Tabatabaei, të dielën, më 14 dhjetor, në Teheran, Iran.

Duke iu drejtuar panelit, përkthyesi i Kur’anit në gjuhën kineze,  Sulejman Bai-Ji-Su, tha se Islami mbërriti në Kinë në vitet e para pas vdekjes së profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.), por gjurmët më të hershme të përkthimit të Kur’anit gjuhën kineze të shkojnë prapa rreth  300 vjet më parë.

Përkthimi i parë i plotë i Kur’anit në gjuhën kineze është bërë rreth 100 vjet më parë, shtoi ai.

Arsyeja pse ajo mori kaq shumë kohë për Librin e Shenjtë të Islamit të përkthehet në kinezisht, përkthyesi, Bai-Ji-Su tha se kjo ishte për shkak se dijetarët kinezë muslimanë ishin shumë të kujdesshëm në lidhje me përkthimin e Fjalës së Allahut.

Ai vuri në dukje se për shekuj me radhë, vetëm përkthimet e disa ajeteve të Kur’anit kanë qenë në dispozicion në Kinë.

Në fund të shekullit të XIX-të, Mafu Chu ka përkthyer 20 xhyza  (pjesë) të Kur’anit në gjuhën kineze, kurse përkthimi i parë i tërë Kur’anit, në gjuhën gjuhën kineze u botua në Pekin në vitin 1927.

Përkthyesi i Kur’anit në gjuhën kineze, Bai-Ji-Su, më tej nënvizoi vështirësitë dhe sfidat në rrugën e përkthimin e Kur’anit në gjuhën kineze, duke thënë se gjuha kineze është një gjuhët nga më të vështirat në botë dhe që ka shumë dallime strukturore dhe leksikore midis gjuhës kineze dhe gjuhës arabe.

Përkthimi i Kur’anit në gjuhën kineze nga Bai-Ji-Su, u botua në Iran në 2012 dhe u paraqit, u përurua në Ekspozitën Ndërkombëtare të Kur’anit të Shenjtë në Teheran atë vit.

Konferenca e Parë Ndërkombëtare mbi Përkthimet e Kur’anit është duke u zhvilluar në Teherani dhe vazhdon deri më 25 Dhetor 2014.

Konferna është organizuar bashkërisht, nga Universiteti Allameh Tabatabaei dhe Organizata Islamike për Kulturë dhe Marrëdhënie  (ICRO).

Përkthyesit e Kur’anit nga 10 shtete, duke përfshirë Rusinë, Francën, Pakistanin, Spanjën, Kinën dhe Republikën e Azerbajxhanit janë të pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit