4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Eksodi i refugjatëve, çka po ndodh në kufijtë e rajonit ?!

Më të lexuarat

Thuajse 3.000 refugjatë, shumica nga Lindja e Mesme, mbërrijnë çdo ditë në këtë vend dhe një numër i ngjashëm njerëzish kalon kufirin serb për në Hungari, me shpresën se do të mbërrijnë në tokën gjermane.

Mediat raportonë se që kur Maqedonia shpalli gjendjen e emergjencës në zonat e saj kufitare në fund të gushtit, “rruga e Ballkanit” është bërë e famshme.

Muajt e parë të 2015-s, Gjermania pati pothuajse 200.000 kërkesa për azil, ku më shumë se katër në 10 aplikantë ishin nga Ballkani perëndimor.

Rreth 30.000 prej këtyre njerëzve vinin nga Shqipëria, e gati po kaq është edhe dhe numri i azilkërkesueve nga Kosova. I vetmi vend me më shumë aplikantë rezulton Siria.

Përgjatë gjithë 2014-s, nga Shqipëria ishin paraqitur vetëm 8.000 kërkesa për azil. Korrespondenti i BBC për Ballkanin, Guy Delauney, përpiqet të shpjegojë përsenë e këtij fenomeni.

“Si Kosova, ashtu dhe Shqipëria ndajnë të njëjtët faktorë, popullsi të vogla, shumicë etnike shqiptare dhe mbi të gjitha, perspektivë të ulët ekonomike. Kjo e fundit është forca shtytëse drejt Gjermanisë”, thotë Delauney.

Pas një sondazhi të zhvilluar nga janari në shkurt, dega e OJQ-së gjermane Friedrich Ebert Foundation në Prishtinë zbuloi se pothuajse të gjithë ata që braktisnin kryeqytetin kosovar, nxitjen e merrnin nga situata e zymtë ekonomike dhe ushqenin shpresa se do të punësoheshin në Gjermani.

Gjendjen në Shqipëri, për Delauney, e rëndon kthimi i mijëra vetëve që humbën vendet e punës në Greqi e Itali për shkak të krizës financiare. Këta njerëz, sqaron ai, e kanë të pamundur të pranojnë rrogën mesatare prej 350 eurosh në vend, të cilën e shohin si tepër të ulët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit