4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Eksluzive:Marrëveshja për ndamjen e Mitrovicës asht ba në Rambuje nga Hashim Thaçi

Më të lexuarat

Abazi: Marrëveshja për ndamjen e Mitrovicës asht ba në Rambouillet nga Hashim Thaçi dhe jo rastësisht konferenca asht mbajtë në Francë.

Abazi: Serbia po blen kohë, deri sa të definohen raportet e Putinit për konfliktin final në Ballkan.

Haki Abazi nga Rockefeller Brothers ka thane ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum se muri i ndertuem ne veri asht ‘shuplake’ per politiken kosovare.

Ai i ka i quejt te panevojshme deklaratat e lidereve kosovare per murin.

Abazi ka thane se ndamja e Mitrovices asht projektue qysh ne Marreveshjen e Rambouillet dhe se nuk ka qene e rastesishme qe ajo marreveshje asht mbajte ne France, tue e lidhe kete me trupat franceze te KFOR’it qe kane pase detyre me ruejt Uren e Ibrit.

“Serbia ka luejt lojen e mencun diplomatike qe asht ‘blemje e kohes’ dhe ka zhagite proceset”, thote Abazi, tue shtue se, blemja ne kohe ne diplomaci gjithmone jep rezultate.

Ai ka thane se Serbise ju ka ofrue nji perparesi nga naiviteti i Kosoves ne procesin e dialogut ne Bruksel.

Abazi ne mes tjerash thekson se, diversiteti religjioz qe ka Ballkani, asht territor i plleshem per konflikte te reja, shkruen Rrokum.TV.

Abazi ka thane se ne Kosove ka figura qe me deklarata te ndryshme krijojne situata te panevojshme.

Ai ka permende rastin e kryetarit te Bashkesise Islame, i cili ne konferenca nderkombetare deklaron se Erdogan asht patriot, ndersa Gulen – terrorist. Ose, sic thote ai, deklaratat e ministrit te mbrendshem apo te ish presidentes, se ne Kosove ka terrorizem.

“Djemte qe kane shkue ne Siri, jane rezultat i mungeses se shpreses dhe jeteses ne Kosove”, thote Abazi.

Abazi ka komentue edhe zgjedhjet e jashtezakonshme ne Drenas, tue thane se asht i kenaqun me ate cka kane kallxue qytetaret e Drenasit ne keto zgjedhje.

“Rezultati i zgjedhjeve ne Drenas ka ndikue qe mos me u fole ma per zgjedhje te pergjishshme ne Kosove, sepse po te fitonte PDK bindshem, ateher kishim pase situate tjeter”, tha Abazi. /Rrokum.TV.

https://www.youtube.com/watch?v=tPfYpURrjl4

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit