Gazetari Zoran Bozhinovski që ditëve të fundit u lëshua në liri ka nxjerrë fakte të reja lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc, informon INA. Ai ka theksuar në postimin e tij se shqiptarët e dënuar me burgim të përjetshëm janë të pafajshëm ndërsa përmend një zyrtar të lartë të VMRO-DPMNE, gjegjësisht ish-kryeparlamentarin Trajko Veljanovski.
Ja çka shkruan ndër të tjera:
Më 12.09 do të organizohet mbledhje publike në Gjykatën Supreme për rastin Monstra, një tentim i ri për të shpëtuar Trajko Veljanovskin nga pesë dënime të përjetshme për përzierje në këtë rast monstruoz. Do të provoj të zbardh disa momente.
Për fillim pak gjeografi. Dëshmitari i fshehtë i rrejshëm I MVR- DPMNE, në bazë të gënjeshtrave të tij të rrejshme që u dënuan me burgim të përjetshëm persona që nuk kanë lidhje me këtë vrasje të pesëfishtë, në dëshmitë e tij vazhdimisht kishte theksuar se vrasja ka ndodhur në liqenin e Zhelezarës, ndërsa prokuroria vazhdimisht e kishte përmirësuar duke ia bërë me dije emërtimin gjeografik Liqeni Smilkovës.
Ja në hartë do të shihni distancën midis këtyre dy liqejve.