0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ekonomia turke pritet të rritet për 21,8 për qind në tremujorin e dytë

Më të lexuarat

Një grup prej 16 ekonomistësh presin një rritje mesatare prej 21,8 për qind nga viti në vit në tremujorin e dytë, ndërsa parashikimet lëvizin nga 19 për qind deri në 24 për qind

Sipas një sondazhi të kryer nga Anadolu Agency (AA), ekonomia e Turqisë parashikohet të rritet për 21,8 për qind nga viti në vit në tremujorin e dytë të vitit 2021.

Instituti Statistikor i Turqisë (TurkStat) do të publikojë të mërkurën shifrat e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për periudhën prill-qershor.

Një grup prej 16 ekonomistësh presin një rritje mesatare prej 21,8 për qind nga viti në vit në tremujorin e dytë, ndërsa parashikimet lëvizin nga 19 për qind deri në 24 për qind.

Ekonomistët gjithashtu parashikuan që PBB ja vjetore e Turqisë në vitin 2021 do të rritet mesatarisht me 8,1 për qind, ku parashikimi më i lartë është 9,5 për qind ndërsa parashikimi më i ulët në 6,7 për qind.

PBB-ja e vendit u rrit me 7 për qind në tremujorin e parë të këtij viti.

Përkundër pandemisë së koronavirusit, Turqia ishte një nga vendet e rralla ku rritja negative nuk ndodhi dhe ekonomia e saj u rrit me 1,8 për qind në vitin 2020.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit