9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ekonomia e Gjermanisë do të ngec në pjesën e mbetur të vitit

Më të lexuarat

Pasi ndodhet në stagnacion në tremujorin e dytë, prodhimi ekonomik do të ngecë përsëri në tre muajt deri në muajin shtator dhe më pas do të rritet me vetëm 0.1 për qind në tremujorin e fundit.

Kjo është 0.1 pikë përqindjeje më e ulët nga pritshmëritë e një muaj më parë.

Ekonomia ende parashikohet të tkurret 0.3 për qind në 2023 dhe ka të ngjarë të rimëkëmbet vetëm me 0.8 për qind në vitin 2024, nga një parashikim i mëparshëm prej 1 për qind.

Industria gjermane po përballet me dobësi të vazhdueshme, mes kërkesës së dobët nga Kina, mungesës së punëtorëve, politikës monetare më të shtrënguar dhe pasojave të vazhdueshme nga kriza energjetike e vitit të kaluar.

Ekonomia më e madhe e Evropës, parashikohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, të jetë e vetmja që të pësojë rënie, midis vendeve të G7 këtë vit.

Në një raport të veçantë, Ministria e Ekonomisë e Gjermanisë paralajmëroi se “një rimëkëmbje e pritur përgjithësisht, ende nuk u materializua në fillim të verës”.

“Për sa i përket ekonomisë vendase, rimëkëmbja e pritshme e kujdesshme në konsumin privat, shërbimet dhe investimet, po shfaq shenjat e para të shpresës, të cilat ka të ngjarë të forcohen me përparimin e vitit”, thuhet në deklaratë.

Megjithatë, “kërkesa e jashtme ende e dobët, pasiguritë e vazhdueshme gjeopolitike, ritmet ende të larta të rritjes së çmimeve dhe efektet gjithnjë e më të dukshme të shtrëngimit monetar, po frenojnë rimëkëmbje më të fortë ekonomike”.

“Treguesit aktualë kryesorë, si porositë e reja dhe klima e biznesit, ende nuk tregojnë për një ringjallje të qëndrueshme ekonomike në Gjermani në muajt e ardhshëm”, vijon raporti.

Pritjet e investitorëve ranë më tej, duke sugjeruar ndikimin nga çmimet e larta të energjisë, rritja e normave të interesit dhe kërkesa më e dobët botërore. Kushtet më të shtrënguara të kredisë, do të thotë gjithashtu se Gjermania nuk do të fitojë shumë vrull, në tremujorët e ardhshëm. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit